Leonora Poloska:” Aventurat e pushimeve në ishujt e Greqisë”

September 19, 2009   | Lajmet / Vijesti

Leonora Poloska.6Sapo është kthyer nga pushimet, ku kaloi disa ditë të bukura në plazhin e një ishulli shumë të bukur grek, këngëtarja menjëherë ka filluar punën për realizimin e këngëve të reja, të cilat do të publikohen gjatë muajve të vazhdim. Pasi publikoi këngën “S’kam faj”, të cilën e vizualizoi me videoklip, këngë kjo që u bë hit brenda një kohe shumë të shkurtër, Leonora përgatitet për hite të radhës. Ajo ka pushuar një kohë të shkurtër duke mbledhur energjitë për t’u rikthyer akoma më aktive në skenë. Karakteristikë e veçantë e këngëtares është zëri, pasi cilësohet si vokali më i bukur në estradën shqiptare. Sensualiteti dhe një dozë e vogël ekstravagance dominon edhe tek klipet e Leonorës, gjë që shihet edhe tek klipi i fundit “S’kam faj”, në këtë këngë lëshohet një mesazh për të gjithë femrat që dashurojnë marrëzisht, që të luftojnë për dashurinë e jetës së tyre, derisa edhe në jetën private të këngëtares po ndodh diçka e re, por vetë ajo nuk zbulon shumë detaje, pasi dëshiron që jetën private mos e përziejë më atë publike. Për karrierën muzikore dhe disa gjëra të ndryshme të cilat u interesojnë lexuesve, Leonora Poloska rrëfehet në një bisedë të cilën e realizuam për “Panorama plus”.

BLERAND REXHEPI

Sapo je kthyer nga pushimi, na trego ku ishe dhe si kalove?Leonora Poloska.
Isha në Greqi në një ishull, kalova shumë bukur si dhe në vende të tjera shumë egzotike, kalova bukur pasi kisha nevojë për një qetësi shpirtërore.

Nje femër e bukur si ju sigurisht që nuk i ka kaluar pushimet vetëm?
(Qesh) Kuptohet., me shoqëri dhe familjen më të ngushtë.

Po nga jeta private ka diçka të re tek Leonora?
Ka gjëra të reja..
Leonora Poloska..2
Vitet kalojnë.. si thua, kur është koha më e përshtatshme për martesë?
Po vitet kalojnë. Ne plakemi, martesa obligim jetësor, por ja që kohë të përshtatshme nuk ka dhe nuk i dihet në kohën e sotme.

Thonë se këngëtaret të cilat martohen nuk kanë sukses të mjaftueshëm në karrierë, është e vërtetë kjo gjë?
(Qesh) Kur të martohem do ta zbuloj.

Shumë artistë mendojnë se është e vështirë të kesh një lidhje dashurie me një partner që po ashtu është artist?
Për mua është e pabesushme, njoh shumë çifte të të njëjtit profesion dhe jetën e kanë ART.

Momenti apo rasti më romantik që i ke falur dikujt dhe e kundërta?
Për nga romantika nuk jam edhe aq shumë e dhënë, ka gjëra që nuk do të
ishin edhe aq romantike për dikënd, por për mua mbeten të paharruara.

Leonora Poloska..4Cila është kënga më e përzemert që keni nga repertori juaj dhe nga kolegët e tjerë që ju pëlqejnë më shumë?
Hmmm, e veçoj nga këngët e mia “Fati im”, më duket se edhe kolegëve kjo u pëlqen pak më tepër.

Momentalisht pas pushimeve në çka je fokusuar më shumë?
Në përkushtim maksimal rreth këngëve të reja që duhet të realizohen.

Ke kënduar nëpër mbrëmje muzikore, sa ke qenë e angazhuar këtë verë?
Po, kam qenë e pranishme në Maqedoni dhe më së shumti në Kosovë.

Ndonjë plan më konkret përveç muzikës në aspektin profesional?
Muzika është hobi im por edhe profesion, tani për tani ende do të merrem me këndim, e ndoshta me vonë filloj punën si profesoreshë e muzikës, por më vonë.

YouTube Preview Image