Gjukanoviq; vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën,Procedurë që ka një dinamikë

October 12, 2009   | Politika

Milo-GjukanoviqPodgoricë – Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka thënë se vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Kosovës në nivel ambasadorësh është “një procedurë që ka dinamikë”, duke shtuar se Mali i Zi ka pasur prioritete të tjera ndërkombëtare dhe se edhe kjo çështje do të vijë së shpejti në rend dite”.
Ai ka hedhur poshtë zërat se gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, në kuadër të zhvillimit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ku ai ka marrë pjesë, ka pasur takim zyrtar me Presidentin e Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiun.
Gjukanoviq ka sqaruar se nuk ka arsye të mohojë takimin me Presidentin e Kosovës, duke rikujtuar se Mali i Zi e ka njohur Kosovën.
“Unë nuk e kam zakon të informoj opinionin mbi takimet në kalim, në të cilat e përshëndesim në mënyrë njerëzore njëri tjetrin dhe e pyesim për gjendjen shëndetësore. Nuk e mohoj se edhe kjo është politikisht legjitime që t’i prazantohet opinionit si kontakt”, ka sqaruar ai.
Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës më 9 tetor të vitit të kaluar, po të njëjtën ditë kur edhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Kohapress

YouTube Preview Image