Ulqini, vendtakim i dy zemrave të Kaltrina Selimit dhe Driton Stublles

October 12, 2009   | Lajmet / Vijesti

Kaltrina Selimi dhe Driton Stublla‘Për Dritonin do ta lija këngën’
“Nuk mund të them se fejesa ka ndryshuar diçka në personalitetin tim, përveçse tani kam një status tjetër. Sa i përket lidhjes sonë me kurorëzimin e fejesës, veç është forcuar dashuria më tepër”, shprehet Kaltrina
Këngëtarja Kaltrina Selimi është e fejuar me një djalosh, i cili jeton në Londër. Ajo dhe Driton Stublla janë një çift simpatik. Ata dashurinë e tyre e kurorëzuan me fejesë disa javë më parë. Propozimin për fejesë Kaltrina e mori pikërisht në ditëlindjen e saj, që ishte një befasi për te, ngase këtë propozim as që e kishte pritur atë ditë. Çifti tani kanë plane të shumta, por parësore për ta do të jetë martesa, të cilën Kaltrina thotë se ndoshta mund të ndodhë vitin e ardhshëm. Për më shumë rreth dashurisë së tyre Kaltrina flet për “Kosova Sot”.

Ulqini, vendtakim i dy zemrave

“Kosova Sot”: Si erdhi deri te njohja juaj me Dritonin?
Kaltrina Selimi: Me Dritonin jemi takuar para katër vjetëve. Jemi takuar në sezonin e verës, përderisa po i kaloja pushimet në Ulqin. Ishim me një shoqëri dhe kështu që përmes shoqërisë u njoha me të.

“Kosova Sot”:
Si lindi dashuria në mes jush?
Kaltrina Selimi: Gjithçka lindi në mënyrë shumë të veçantë, shumë interesante… asnjëherë se kishim menduar se do të dashuroheshim, e aq më tepër se do të krijonim një lidhje aq të fortë. Në fillim kishim vetëm simpati ndaj njëri-tjetrit, por të cilën e shprehnim gjithmonë përmes ‘’kritikave dhe akuzave’’, kur diskutonim për ndonjë temë apo çështje të caktuar.

“Kosova Sot”:
Sa kohë keni kaluar fshehurazi?
Kaltrina Selimi: Nuk kemi kaluar shumë fshehurazi, kanë qenë rreth dy muaj që nuk e ka ditur askush se e kemi filluar lidhjen e dashurisë.

“Kosova Sot”:
Jeni fejuar pikërisht në ditëlindjen tënde, e keni pritur propozimin e fejesës pikërisht në këtë ditë?
Kaltrina Selimi: Jo, nuk e prisja, nuk më ka shkuar fare në mëndje se Dritoni do të më propozojë fejesën pikërisht në ditëlindjen time. Ishte një befasi për mua.

Fejesa

“Kosova Sot”: Tani, meqë jeni e fejuar, çfarë ka ndryshuar fejesa tek personaliteti juaj?
Kaltrina Selimi: Nuk mund të them se fejesa ka ndryshuar diçka në personalitetin tim, përveçse tani kam një status tjetër. Sa i përket lidhjes sonë me kurorëzimin e fejesës, veç është forcuar dashuria më tepër.

“Kosova Sot”: Nëse do të ishte e domosdoshme të bënit një zgjedhje, më parë do ta zgjedhje jetën me Dritonin dhe të ndaheni nga kënga, apo do ta zgjedhje këngën e jo Dritonin?
Kaltrina Selimi: Muzika do të thotë shumë për mua. Këtu ku jam sot për mua ka qenë dikur vetëm ëndërr, por meqë e kam domosdoshmërisht të zgjedh vetëm njërën nga këto, atëherë pa menduar fare do e lija këngën dhe do e zgjedhja jetën me Dritonin.

“Kosova Sot”: Sa ka xhelozi në mes jush?
Kaltrina Selimi: Mendoj se ku ka dashuri ka edhe xhelozi, kështu që unë jam pak xheloze. Por, megjithatë, edhe Dritoni diku në brendi me siguri është xheloz, mirëpo është natyrë që nuk e shpreh.

Më temperamente se i dashuri

“Kosova Sot”
: Cili jeni më temperament?
Kaltrina Selimi: Unë definitivisht jam më temperamente, kurse Dritoni është shumë i qetë dhe e kontrollon shumë mirë veten.

“Kosova Sot”:
E keni vendosur datën e martesës?
Kaltrina Selimi: Jo, ende nuk kemi vendosur asgjë definitive, këtë vit nuk do të martohemi, e sa i përket vitit të ardhshëm ndoshta mund edhe të kemi dasmë.

“Kosova Sot”: Planet për të ardhmen?
Kaltrina Selimi: Për të ardhmen plane kemi shumë, por do t’ia lëmë kohës t’i zbulojë ato.

K. BAJRAMI
Kosova Sot

YouTube Preview Image

23