Kumtesë : Suksesi i klubit të karatesë “Ulqini” meriton përkrahje të qytetarëve,të biznesit dhe të organeve kompetente vendore e shtetërore

October 13, 2009   | Sporti / Sport

karate-ulqini.1KUMTESË PËR OPINION

SUKSESI I KLUBIT TË KARATESË “ULQINI” MERITON PËRKRAHJE TË QYTETARËVE,TË BIZNESIT DHE TË ORGANEVE KOMPETENTE VENDORE E SHTETËRORE

Klubi i karatesë ULQINI mori pjesë në Turneun e V Ndërkombëtar të Karatesë “Kollashinski pobjednik 2009” (Fituesi i Kollashinit 2009), që u mbajt në Kollashin, më 10 tetor 2009, të cilin e organizoi klubi i karatesë “Gorshtak” nga Kollashini, në të cilin morën pjesë 466 garues.

Klubi i karatesë “Ulqini” në vazhdën e traditës, edhe sivjet mori pjesë në Turneun e Kollashinit. Megjithëse në këtë garë “ULQINI” u paraqit vetëm me tre garues: Viktor Curoviq, Liridon Elezi dhe Dardan Ceka, rezultati , si çdo herë nuk mungoi. Ata edhe këtu shkëlqyen dhe triumfuan. Klubin e Karatesë “Ulqini-n” dhe sportin e karatesë të Ulqinit e lartësuan. U kurorëzuan me 9 (nëntë) medalje: 3 të arta, 4 të argjendta dhe 2 të bronzta.

Paraqitja e Klubit “Ulqini”, në këtë turne vetëm me tre garues, ishte vetëm për të respektuar ftesën e organizatorit, çka të gjitha gjasat janë, se do të përsëritet edhe në gara të tjera, e jo vetëm në këtë të Kollashinit. Kjo po ndodhë, për shkak të gjendjes shumë të vështirë financiare, në të cilën gjendet prej kohësh klubi ynë. Kështu, jo vetëm se nuk do të kemi mundësi të marrim pjesë me ekip të kompletuar, por do të vijë në pikëpyetje edhe prezentimi – pjesëmarrja e Klubit tonë edhe në mënyrë simbolike, me dy-tre pjesëmarrës. Nuk do të mundemi të jemi prezent në çdo garë dhe t’i sjellim Qytetit tonë vende të para, duke u shpallur si klubi më i mirë, siç jemi mësuar deri tash, për çka edhe Qytetit tonë do t’i mungojnë ato trofe që KLUBI ynë ka arritur, vite me rradhë, t’i sjellë në Ulqin.

Miërpo, përkundër rezultateve të mira që kemi gjatë tërë kohës, mbështetja financiare nga organet vendore është shumë e ultë. Deri tash, herë pas here, ka pasë ndonjë ndihmë, siç thotë populli , të na mbajë gjallë, për çka anëtarët, stafi i trainerëve dhe ai udhëheqës i klubit i falënderon nga zemra. Megjithatë, kemi ardhë në gjendje që shpenzimet, madje as të pjesëmarrjes në gara, e lëre më shpenzimet e tjera të domosdoshme, të mos mund t’i përballojmë. Disa herë publikisht dhe personalisht udhëheqja e klubit, ka apeluar te qytetarët për ndihmë. Kërkesë për financim të rregullt, mbështetje të rregullt i kemi bërë organit gjegjës komunal, pasi mendojmë se ekziston një obligim moral po edhe ligjor të financohet sporti i organizuar, pasi ai është udhërrëfyesi më i mirë për shëndetin e mirë të rinisë. Në anën tjetër, mendojmë se duhet respektuar e përkrahur ky sport e ky klub, e jo vetëm ky, që ka një traditë të njohur e të gjatë sportive, që lartësoi emrin e traditat e mira e të begata të qytetit tonë e mbarë komunës së Ulqinit dhe më gjerë. Disa herë, nga kompetentët e qeverisjes lokale janë dëgjuar fjalë të mira për përkrahje të sportit, konkretisht të sportit të karatesë, por fatkeqësisht ato mbeten vetëm fjalë. Jemi këtu ku kemi qenë, në mëshirën e fatit dhe të forcave tona vetanake, çka asnjëherë e asnjë sporti e sportisti, madje edhe elitar nuk i mjafton.

Klubi i karatesë “ULQINI”, është i organizuar në tërë territorin e komunës: në qytet me rrethinën e ngushtë dhe në Anë të Malit. Shfrytëzon për ushtrime tri salla: dy me qira (në Ulqin dhe Krythë të Anës së Malit), ndërsa shkolla fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë, që me ardhjen e udhëheqjes së re, drejtori i saj, zotëri Nail Draga, shfrytëzimin e sallës së shkollës, të rinjëve po ua mundëson pa asnjë kompenzim, për çka në emër të anëtarëve, prindërve të të rinjëve dhe të rejave garues të klubit të karatesë “ULQINI” dhe stafit udhëheqës e falënderojmë përzemërsisht. Këtë e cekim si një shembull promovues në komunë e më gjerë se si institucionet mund dhe duhet t’i ndihmojnë të rinjtë, që energjitë e tyre rinore t’i shpenzojnë në mënyrë të drejtë e të organizuar në sport, me çka i kontribuojnë, së pari vetës, pastaj edhe shoqërisë në përgjithësi.

Për respekt e njoftim të gjerë theksojmë se klubi i karatesë “ULQINI”, ka, në Ulqin me rrethinën e ngushtë 81 anëtarë, ndërsa në Anë të Malit 47 anëtarë. Nga numri i përgjithshëm i tyre gjithherë kemi të gatshëm mbi 80 (tetëdhjetë) garues. Kjo më së miri tregon forcën sportive të Klubit tonë dhe serioziteti të punës sonë.

Të gjithë këta anëtarë i udhëheq një staf serioz e më profesionalizëm, por vullnetarisht, i përbërë nga 8 (tetë) trajnerë me kualifikime profesionistë dhe dy referë aktivë aktualë, të cilët referojnë në turne të ndryshme brenda dhe jashtë. E gjithë kjo jemi të bindur se meriton përkrahje, çka le të jetë edhe kjo një thirrje në këtë drejtim, edhe biznesit edhe qytetarëve dashamirë të këtij sporti, diasporës sonë, e cila është mjaft e gjerë e posaçërisht organeve të qeverisjes vendore, që të ndihmojnë klubin e karatesë “ULQINI”, tashmë me traditë dhe perspektivë.

Për këtë po paraqesim një pasqyrë të shkurtër të rezultateve të këtij klubi për vitin 2009 prej fillimit të vitit e deri tash, pa përmendur rezultatet e viteve të mëparshme, sepse nuk do t’i zinte një përmbledhje e tillë.

2

KK “ULQINI” FITON:

  • Në turneun “TROFEU I PODGORICËS” KK “ULQINI”” shpallet klubi më i mirë dhe kështu fitoi “Trofeun e Podgoricës”.
  • Në turneun “BAMBI KUP”, Podgoricë, fiton çmimin më të lartë të turneut – KATANËN, shpatën e samurajit.
  • Në KAMPIONATIN E REGJIONIT JUGOR, në Ulqin, për grupmoshat e reja, nga KK “ULQINI” u shpallën 19 kampionë në disciplinat individuale dhe 12 në disciplinat ekipore dhe nga 10 klubet që morën pjesë, klubi i karatesë “ULQINI” arriti të marrë mbi 50% të medaljeve të arta.
  • Në Sarajevë në “ILIXHA – KAMPIONAT I HAPUR”, turne ndërkombëtar, KK “ULQINI” zë vendin e tretë si ekip.
  • Në “KUPËN E GOSTIVARIT”, turne ndërkombëtar, – vendin e parë, më të mirët e turneut.
  • Në turneun ndërkombëtar “ZAHIR PAJAZITI”, në Orllan të Kosovës, KK “ULQINI” u dekorua me një kup, në shenj të pjesëmarrjes dhe bashkëpunimit të mirë.
  • Në KAMPIONATIN E MALIT TË ZI, për grupmoshat e reja, nga KK “ULQINI” u shpallën 12 kampionë në disciplinat individuale dhe 3 në disciplinat ekipore dhe doli klubi me më shumë kampionë për grupmoshat e reja në Mal të Zi.
  • Në KAMPIONATIN E MALIT TË ZI për seniorë, ekipi i KK “ULQINI” u shpall nënkampion i Malit të Zi në lufta ekipore.
  • Në turneun “GRAND PRIX MEDITERAN”, Podgoricë, KK “ULQINI” u shpall klubi më i mirë i turneut.
  • Në Turneun ndërkombëtar të karatesë “OMLLADINAC 2009” në Podgoricë, KK “ULQINI” shpallet KLUBI MË I MIRË, titullin GARUESI MË I MIRË e mori PERO BARLLOVIQ, ndërsa GARUESJA MË E MIRË E TURNEUT – ANTIGONA RAMA.
  • Në Turneun e IX përkujtimor të karatesë “XHEVAT MAKOLLI” në Prishtinë, KK “ULQINI”-n e përfaqësoi garuesi ynë i njohur Kreshnik Tahiri, i cili u kurorëzua me medaljen e argjendtë dhe një kupë.
  • Në Turneun ndërkombëtar të karatesë “SEIKEN 2009”, në Podgoricë, KK “ULQINI” shpallet klubi më i mirë dhe titullin GARUESI MË I MIRË e mori DARDAN CEKA, ndërsa GARUESJA MË E MIRË e turneut – BLERTA TAHIRI.
  • Në turneun “DUBROVNIK OPEN 2009”, garuesit e KK “ULQINI” u kurorëzuan me pesë medalje të arta.
  • Në Turneun ndërkombëtar të karatesë “KUPA E NIKSHIQIT 2009” , KK “ULQINI” fiton për të tretin vit me radhë vendin e parë , ndërsa karateisti ALBION DURAKU, u shpall GARUESI MË I MIRË I TURNEUT, nga 606 (gjashtëqind e gjashtë) garues pjesëmarrës.
  • KK “ULQINI” ishte pjesëmarrës në KAMPIONATIN EVROPIAN në PARIS, ku garuesi i këtij klubi, DARDAN CEKA,nga 45 pjesëmarrës nga të po aq shteteve, u radhit në vendin e 8-të (e tettë).
  • Në KAMPIONATIN E MESDHEUT KK “ULQINI” u përfaqësua nga garuesi PERO BARLLOVIQI.
  • Klubi i karatesë “ULQINI” së bashku me klubin e karatesë “ALBULENA” edhe këtë vit organizuan TURNEUN E X NDËRKOMBËTAR TË KARATESË “ULQINI OPEN ”, një nga turnetë më kualitativë dhe me pjesëmarrje më të gjerë garuesish. Të përmendim që pjesëmarrja për çdo vit është rreth 800 garues dhe është një ndër garat më masovike të karatesë në regjion. Ky turne organizohet për nder të Ditës së Ulqinit.
  • KK “ULQINI” është organizator i shumë seminareve të karatesë dhe përgatitjeve të karateistëve nga mbarë Mali i Zi, si vetë, ashtu edhe në bashkëpunim me FEDERATËN E KARATESË SË MALIT TË ZI.

Të gjitha këto rezultate flasin vetë për vete dhe për të vazhduar me këtë hap, të vazhdojmë këtë traditë që të sjellim medalje e trofe në Qytetin tonë kemi nevojë për përkrahje. Shpresojmë që kësaj here ky apel të ketë sukses.

Ulqin, më 13. 10. 2009

  • Udhëheqësia e KK “Ulqini”

    YouTube Preview Image