Vazhdimi i fiaskos në investime dhe administratë në Komunën e Ulqinit

October 15, 2009   | Politika

Nazif Cungu _Lideri i Forces se re demokratikeKur nuk realizohet buxheti atëherë bëhet reabalansi. Ashtu shkruan në Ligj.

Me rebalanc, zakonisht bëhen ndryshime 2 deri në 5%. Në raste të veçanta korrigjimet janë më të mëdha pasi që pas buxhetit paramendohet që qëndrojnë ekspert dhe njerëz serioz.

Kur është Ulqini në pyetje rebalanci i buxhetit nuk është hera e parë por kësaj radhe ky rebalanc duhet të jetë rreth 70%  çka nuk është e shënuar prej që ekziston buxheti i shkruar.

Prej 16,220.000 EUR, sa janë të parapara për vitin 2009, për tetë muajt e pare janë realizuar 3.004.000 ose 18,5% gjegjësisht 2.015.000 EUR ose 12,5% prej të ardhurave burimore, pra kur nuk merren parasysh kredit,të ardhurat prej Fondit Egalizues dhe të ardhurat joligjore prej komunaljeve që janë vjelë vitin e kaluar.

Pushtetarët e Ulqinit kanë ndërmend planin e vjetër që dokumentet buxhetor të i aprovojnë, si zakonisht, në shpejtësi paravitit të ri, si për llogarinë përfundimtare që i ka kaluar afati ligjor që ishte muaji maj i këtij viti, po ashtu edhe rebalanci që është obligim ligjor. Gjithashtu për rrugë do të aprovojnë edhe buxhetin për vitin 2010.

Deri  tani në Ulqin nuk është realizuar asnjë investim i planifikuar dhe i premtuar.

Në tre vitet e kaluara, kur ekonomia e Malit të Zi ka arritur një suksese të jashtëzakonshëm, koalicioni lokal në Ulqin nuk është gjetur dhe nuk ka arritur të aprovoi asnjë plan detal urbanistik e jo të filloi ndërtimin e Marinës në Lima por në bashkëpunim me Të Mirat Detare të mashtroi qytetarët për në ndëtimin e Kacemes. Nuk është ndërtuar dhe nuk do të ndërtohet as Qendra Sportive e premtuar, as ura e re mbi Port Milenë,as nuk do të bëhet modernizimi dhe agjërimi i rrugës Ulqin – Sukobinë, as nuk do të ndërtohet Deponija Sanitare dhe të mbyllet deponija e tashme në breg të detit dhe nuk do të realizohen edhe shumë investime të paralajmëruara dhe të premtuara në tubimet e shumta parazgjedhore.

Pushtetarët e Komunës së Ulqinit nuk i brengos gjendja e nëpunësve që nuk kanë marr rroga disa muaj dhe punëtorët në të gjitha ndërmarrjet publike që kanë të njëjtin fat me to.

Për tre vite nuk është aprovuar asnjë raport i ndërmarrjeve publike. Disa drejtor janë të emëruar në mënyrë të paligjshme,sekretarët gjithashtu në mënyrë të paligjshme,taksat, tatimet dhe kompensimet mblidhen dhe shpenzohen në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu edhe punësimi bëhet në mënyrë të paligjshme.

Inspektorët e revizionit shtetërorë, për gjendjen në organet e vetëqeverisjes lokale kanë përgatitur Raportin dhe ia kanë dorëzuar Agjencisë kundër korrupsionit dhe luftës kundër krimit të organizuar. A nuk ashtë kjo e mjaftueshme?

Prej  9.170.000 EUR, sa janë të parapara me buxhet për investime në infrastrukturë lokale, deri në fund të gushtit janë realizuar vetëm 215.000 EUR ose 2,3%

Në tetë muajt e parë prej  170.000 EUR të parapara për subvencionime dhe agrobuxhet nuk është realizuar asgjë, prej 50.000 EUR të parapara për ndihmesa afarizmit realizimi ashtë zero.

Për mirëmbajtjen e objekteve ndërtimore, prej 50.000 EUR, sa janë të parapara, realizimi ashtë zero. Bashkësive lokale zero. Për mirëmbajtjen e tokës ndërtimore, vetëm  327 EUR.

Organizatave joqeveritare për 8 muaj janë paguar 300 EUR prej 30.000 EUR sa janë të parapara. Partive politike janë paguar 3.000 EUR prej 50.000 sa janë të parapara, por ne nuk e dimë se cilës parti janë paguar. Nxënësve dhe studentëve janë paguar 4.800 EUR prej shumës së parapar prej 45.000 EUR. Kurse për infrastrukturë me interes të përgjithshëm janë paguar 2.700 EUR prej 100.000 EUR sa ashtë shuma e përgjithshme e paraparë për këtë vit.

Forca e re demokratike – FORCA qysh në nëntor të vitit të kaluar  ka reaguar në deklaratat e Ministrit të atëhershëm  Nimani, Numanoviq dhe kryetarit aktual Hajdinaga që viti 2009 do të jet një vit “bum” për investime në Ulqin.

Ajo ishte edhe një prej shumë deklaratave të palogjikshme dhe vazhdimi i korrupsionit politik dhe në vend të prosperitetit kemi pësuar përsëri fiasko si në investime ashtu edhe në administratë.

Pyesim: A duhet që në të gjitha këto të reagoj Ministria për financa dhe Ministria e punëve të brendshme që ashtë e obligueshme të mbroj qytetarët dhe të siguroi funksionimin e vetëqeverisjes lokale?

Ulqin,13.10.09

Nazif Cungu

Shërbimi për informim: FORCA
YouTube Preview Image