Forca: respekimi i Kushtetutës siguron harmoninë multietnike brenda Malit të Zi

November 11, 2009   | Shtypi / Mediji

Genci NimanbeguTë drejtat e shqiptarëve janë garantuar me Kushtetutë dhe do të duhej të respektohen që të sigurohet harmonia multietnike brenda Malit të Zi, marrëdhëniet e mira me vendet fqinje si dhe plotësimi i standardëve për integrimet evropiane ka vlerësuar sot Forca e re demokratike FORCA.
Duke reaguar në propozimin e Partisë boshnjake për heqjen e të drejtave të arritura për shqiptarët në Mal të Zi , nënkryetari i kësaj partie Genci Nimanbegu ka theksuar se kanë pritur angazhime më të mëdha në përmirësimin e marrëdhënieve aq të lavdëruara kulturore dhe fetare për pakicat në Mal të Zi .
Ai ka shprehur besimin se tentativat e këtilla të udhëheqësve të Partisë boshnjake nuk paraqesin qëndrimin e popullit boshnjak , por tentojnë që për vete të sigurojnë poena politik. Pakica autoktone etnike shqiptare e ka dëshmuar besnikrin e vetë ndaj Malit të Zi duke siguruar shumicën vendimtare për arritjen e pavarësisë, ka thënë Nimanbegu.

TVCG