Ranko Krivokapiq: Mali i Zi dhe Kosova së shpejti marrëdhëniet diplomatike
November 26, 2009 | Rajoni / Region
Partager
Mali i Zi dhe Kosova së shpejti marrëdhëniet diplomatike
Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq, deklaroi se Podgorica zyrtare e ka marrë vendimin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Prishtinën, por nuk ka saktësuar se kur do të ndodhë.
“Fjala është për shtet fqinj dhe ai gjithsesi është në mesin e prioriteteve tona”, ka thënë Krivokapiq.
Ai tha se nuk ka asnjë presion për një vendim të tillë, i cili ka të bëjë me “kapacitetet teknike dhe finansiare” të ministrisë së Jashtme të Malit të Zi.
Ina
Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.









