Rozi e ka fiksim një gjoks si të Çilit

November 26, 2009   | Lajmet / Vijesti

Rozana RadiGjithmonë është shprehur në intervista të ndryshme se pjesa e trupit te cilin do ta ndryshonte me shumë dëshirë do të ishte gjoksi pasi ëndërron që ta ketë disa numra më të madh. Madje jo rrallë ka qenë gati për të mbajtur frymën në klinikën më të parë për ta bërë këtë ëndërr realitet. Por deri tani mesa duket nuk është bindur akoma se duhet ta ndërmarrë këtë hap. Rozana Radi, këngëtarja dhe aktorja e njohur, e ka fiksim gjoksin e madh. Edhe pse për sytë tanë ajo pjesë e trupit është totalisht në propocionet e duhura me të tjerat, Rozana është shprehur e pakënaqur. Edhe sutjenat push-up që në këtë rast janë një aleat i mirë, nuk ia kanë mbushur mendjen bjondes seksi. Dhe në një nga netët kur ajo është gjendur mes mikeshave të saj duke u argëtuar në një pub, nuk është përmbajtur dhe i ka futur duart asaj…

Kujt do të thoni ju? Po Çiljetës pra, vajzës me supergjoks e cila ka ditur që këtë veçanti të linjave të saj ta përdorë më së miri për të tërhequr vemendjen dhe mbi të gjitha nuk ka lënë rast pa e shfaqur në të gjithë dimensionet e tij falë veshjeve super dekolte dhe të ngjeshura fort pas trupit. Kështu një javë më parë, në një nga pub-et e Tiranës, Rozana është gjendur si papritur me duart tek gjoksi i Çiljetës. Mos vallë Rozi po krijonte një ide të përmasave, ide e cila bëhet më e qartë përmes prekjes? Apo thjesht ka dashur të vërtetojë nëse edhe Çiljeta mund ta kishte gjoksin me silikon dhe aspak të vërtetë? Gjithsesi cilido që të ketë qenë qëllimi, në fakt kur shohim që një femër i fut duart një femre tjetër, të bën më shumë përshtyje se sa kur kjo ndodh mes dy sekseve të kundërta apo jo? Duke lënë pas aludimet të cilat gjithsesi janë shaka nga ana jonë, ne e dimë fort mirë se Rozi është mikesha e të gjitha kolegeve të saj dhe falë natyrës që ka plot humor, me siguri që të gjithë këtë gjë e ka sajuar vetë sapo ka parë paparacin vërdallë. Ide simpatike gjithsesi.

YouTube Preview Image