Eliza Hoxha me kangën e saj të re “Rruga e zemrës”fitoi në “Kënga Magjike”

December 11, 2009   | Lajmet / Vijesti
Eliza HoxhaEliza magjike
Eliza Hoxha tregon për këngën e saj të re “Rruga e zemrës”, me të cilën fitoi në “Kënga Magjike”.

Eliza Hoxha në bashkëpunim me këngëtaren nga Shqipëria, Rosela Gjylbegu kanë arritur të fitojnë zemrat e adhuruesve, por edhe te këngëtarëve pjesëmarrës në “Kënga Magjike”.

Këngëtarja kosovare, e cila shumicën e kohës së saj e kalon në studio, thotë për Rozë se është e kënaqur me realizimin e kësaj kënge. Ajo shton se nëpërmes këngës tregon atë çfarë ajo ka në zemër…

Rozë: Që sa kohë njiheni me Roselën dhe a je e kënaqur me bashkëpunimin?
Eliza:
Ka katër vite që njihem me Roselen dhe shoqeria jonë… sa më shume jemi njohur, aq më shumë është forcuar, duke parë pika kohezive si në sensin e orientimeve dhe shijeve muzikore ashtu edhe në sensin personal. Bashkëpunimi ka ardhur pikerisht si rrjedhojë e kësaj dhe është diskutuar qysh vjet kur ishim te “Kënga Magjike”… Unë jam shumë e kënaqur që kemi arritur t’i bashkëdyzojmë gjithë këto dimensione në një këngë dhe mesazh të përbashkët.

Rozë: Me këngën “Rruga e zemrës” fituat edhe çmimin kryesor të “Kënga Magjike 2009”. A e keni pritur?
Eliza:
Që nga paraqitja jonë tek e diela shqiptare, komentet dhe urimet kanë ardhur gjithandej për këngën… Por, duke e ditur që kënga magjike sjell fituesin nga vet votimi i këngëtarëve pjesëmarrës, kjo pune nuk dihet asnjëherë…Ndjesia ka ekzistuar për faktin se kishim një këngë me mesazh të fortë dhe një prezantim dinjitoz. Andaj para se të fitonim miratimin e kolegëve, e bukura ishte që ne unanimisht kishim edhe miratimin e publikut në sallë dhe jashtë saj… Kjo është më e rëndësishmja , më besoni….

Rozë: Cili është mendimi juaj për këtë festival?
Eliza:
Është festival që të bën të rritesh, të shkëlqesh dhe të formësohesh bashkë më të ndër vite…

Rozë: Për orkestrimin e kësaj kënge keni bashkëpunuar me një kompozitor maqedonas. Si e vlerësoni bashkëpunimin me këtë kompozitor?
Eliza:
E vlerësoj shumë, ngase është person shumë i hapur dhe të lejon të japësh dhe t’i integrosh edhe idetë tua përbrenda këngës, gjë që krijon mundësinë ta pesonalizosh këngën edhe më shumë…

Rozë: Keni shkruar edhe tekstin e këngës “Rruga e zemrës”. Çka keni menduar pasi e keni shkruar tekstin?
Eliza:
“Rruga e zëmrës” rrëfen për personalitetin e fortë të njerëzve, të cilët patën forcën shpirtërore t’i përballojnë sfidat jetësore në rrugëtimin e tyre për realizimin e ëndrrës dhe idealeve personale apo edhe shoqërore…

Rozë: Sa i besoni ju fuqisë së zemrës?
Eliza:
I besoj , andaj dhe e kam shkruar tekstin…

Rozë: Çfarë risie do të ketë nga Eliza pas fitimit të këtij trofeu?
Eliza:
Risitë e mia nuk lidhen asnjëherë me trofetë e fituara, por me nevojën për të thënë atë çfarë me preokupon përmes një mediumi – çfarë është kënga…

Ardian Jasiqi
Gazeta Express

YouTube Preview Image