Rihanna zhvishet për revistën ‘GQ’

December 16, 2009   | Lajmet / Vijesti

Rihanna  NUDE GQAlbumi “Rated R” po ecën keq e më keq në SHBA pasi mban vendin e 16-të, por Rihanna nuk dorëzohet, pasi ashtu si ne klipin “Hard”, ajo heq disa rroba të tepërta nga trupi për t’u futur në objektivin e Michael Thompson.
Në intervistën dhënë për “GQ” ka folur edhe për Chris Brown, duke thënë se nuk dëshiron të jetë mike me te.
“Ndoshta kjo do ndodhë pas 10 vjetësh por jeta ime nuk varët nga fakti se jam apo jo mike me Chris”, thekson Rihanna.
Në vijim, ajo flet për momentin më të vështirë të jetës së saj, atë të dhunës së ushtruar nga ish i fejuari. “Në bote ka njerëz që të duan, të urrejnë dhe të gjykojnë por ka edhe nga ata njerëz të cilëve nuk u intereson ajo qe të ka ndodhur”, përfundon këngëtarja.

ipko.net