Nuk ka shkelje te drejtave te njeriut

December 21, 2009   | Shtypi / Mediji

Boris RaonicNë Mal të Zi nuk ka shkelje sistematike të drejtave të njeriut por ende ekzistojnë disa fusha në të cilat gjendja është shqetësuese, vlerësohet në raportin për këtë viti të iniciativës së të rinjve për të drejtat e njeriut.
Hulumtimet në bazë të cilit është hartuar edhe raporti i ka bërë ekipi 6 anëtarësh prej 1 janarit deri më 15 të këtij muaji me mbështetje të Organizatës ndërkombëtare Civil Rajts Defenders.
Drejtori i programit të kësaj organizate Boris Raoniq tha se në fokus të raportit për këtë vit ishin diskriminimi, tortura ,dhuna e motivuar politikisht dhe ndihmë juridike falas.
Ai në konferencën për gazetar tha se gjendja e të drejtave të njeriut e cila para pak vitesh ishte në nivele shqetësuese, sot është përmirësuar dukshëm. Megjithatë ka lëmi që ende janë në nivele shqetësuese, siç është diskriminimi, statusi i refugjatëve, liria e të shprehurit, shtoi Raoniq.

TVCG

Video RTV IN
http://www.rtvin.me/flv/18_12_post_odbor.flv

1