Urime me rastin e Krishtlindjeve

December 24, 2009   | Rajoni / Region

Gezuar KrishtlindjetMe rastin e festave të Kërshëndellave , arqipeshkvit të Tivarit Zef Gashi klerit katolikë si dhe të gjithë besimtarëve këtë festë ua uruan presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq, kryetari i Kuvendit Ranko Krivokapiq , kryeministri Millo Gjukanoviq, ministri për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave Ferhat Dinosha , kryetari i Komunës së Ulqinit Gezim Hajdinaga, kryetari i Komunës Urbane të Tuzit Smajl Maliq Çunmulaj , pastaj kryetari i Këshillit Nacional shqiptarë Tahir Tahiri si dhe udhëheqësit e subjekteve të shumta politike në Mal të Zi.
Urime klerit dhe besimtarëve u dërguan edhe personalitete të shquara të jetës shoqërore në Mal të Zi.
Këtyre urimeve u bashkohet edhe Redaksia jonë me shpresë dhe dëshirë që këto festa ti kalojmë në paqe, harmoni dhe mirëkuptim me të gjithë të afërmit.
Për shumë mot gëzuar Krishtlindjen.

TVCG
Foto nga Shoqata Don Gjon Buzuku Chicago-Ulqin – Facebook

YouTube Preview Image
2