Dinosha: Shqipëria t’i ndihmoj shqiptarët në Mal të Zi

December 29, 2009   | Shtypi / Mediji

Ferhat Dinosha,Ministri për të drejta të njeriut dhe të pakicave, Ferhat Dinosha, ka deklaruar se Shqipëria do të duhej materialisht t’i ndihmonte shqiptarët në Mal të Zi.
“Deri tani Tirana nuk ishte e pranishme në aspektin e mbështetjes materiale për ndonjë projekt të shqiptarëve në Mal të Zi dhe mendoj se kjo nuk është mirë”, i tha ministri Dinosha, gazetës “Vijesti”. Ai përkujtoi se Hungaria dhe Kroacia, këtë e bëjnë për bashkëkombësit e tyre në vendet e tjera dhe theksoi se kështu do të duhej të vepronte edhe Shqipëria.
“Shumë shtete evropiane i ndihmojnë materialisht pakicat e tyre dhe mendoj se është koha që edhe Shqipëria ta bëjë këtë”, tha Ferhat Dinosha.

TVCG

1