Gëzuar festat e vitit të ri 2010 – Video Foklori i vjeter i Ulqinit

December 31, 2009   | Lajmet / Vijesti

gezuar-viti-i-ri-2010_stafi-nga-ulqiniPortali Lajmet nga Ulqini sapo mbushi dy vjet. Dy vjetori thonë është një moment krenarie, krenarie për atë që është arritur – ndërsa ne, për këto dy vjet, arritëm shumë.
Portali  Lajmet nga Ulqini sot është portali më i vizituar nga ju – me rreth 250.000 vizita në muaj dhe me rreth 1500.000 faqe të shfletuara – ndërsa vazhdon të zhvillohet më një rritje progresive rekorde.
Portali Lajmet nga Ulqini prin me vizitueshmëri në Ulqin, ndërsa është ndër top-ueb-faqet në gjuhën shqipe në Amerik,Zvicër,Gjermani,Franc,Australi,Kosovë,Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe kudo ku ka shqiptarë në botë.
Natyrisht, të gjitha këto të arritura janë bërë të mundur falë përkrahjes së vazhduar që kemi pasur nga ju.

Së fundi, për t’i ndjekur trendet botërore të portaleve dhe për të qenë sa më afër lexuesve të devotshëm, Lajmet nga Ulqini ka ndryshuar pamjen dhe ka shtuar disa rubrika unike, ndërsa së shpejti do të ofrojë dhe shumë risi të tjera.
Shfrytëzojmë rastin që të gjithë lexuesve t’ua urojmë Vitin e Ri 2010 – me dëshirat me të mira në jetë.
Gëzuar për shumë mot!

Pranoni urimet më të përzemërta të Stafit,Lajmeve nga Ulqini dhe të 1920 anëtarëve të komunitetit tonë të Lajmeve nga Ulqini nga Facebook .

Gëzuar Vitin e Ri 2010!
Le të jetë ky vit i ri një vit i bekuar që sjell shëndet, paqe e dashuri në jetën tuaj dhe të familjes suaj.
Iu plotësofshin të gjitha dëshirat e zemrës dhe paçi vetëm gaz e hare në jetën tuaj.
Dhe mos harroni se sado larg nga vendlindja dhe familja që jeta mund t’u ketë hedhur, familja jonë e madhe virtuale do të jetë gjithmonë pranë jush. Jeni gjithmonë të mirëpritur në Lajmet nga Ulqini.

Edhe njëherë Gëzuar Vitin e Ri 2010!

Stafi i Lajmeve nga Ulqini

YouTube Preview Image

2