Kryetari i Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga kryesoi një takim të shtabit për situata të jashtëzakonshme – Video

January 4, 2010   | Lajmet / Vijesti

Gëzim Hajdinaga_ulqinNisur nga situata e krijuar ditëve të fundit në Shqipërinë fqinje, ku për shkak të rreshjeve të mëdha atmosferike, përmbytjeve dhe    hapjen e portave të shkarkimit të hidrocentraleve, shtabi u informua detalisht se si paraqitet situata në Bunë dhe fshtarat e prekur – Shas, Lisën Fraskanjel etj.
Bazuar nga informatat e grumbulluara nga terreni, vizitat e ekipeve dhe kontakteve të vazhdueshme u vendos që të vihet komunikim zyrtarë ndërministrorë, e të merren të dhëna zyrtare nga Shqipëria  dhe konformë kësaj të merren masa adekuate.
U la që një ekip ekspertësh të vizitojë argjinaturën në Bunë  dhe  ajo të jetë në mbikqyrje të vazhdueshme.
Në ndërkohë do të përgatiten të dhëna që kanë të bëjnë me numrin e fuqisë punëtorë dhe paisjeve që disponon komuna në rast të përkeqësimit të situatës.
Kryetari i Komunës Gëzim Hajdinaga, nesër me ekipin e tij do të dalë në terren dhe do të vizitojë nga afër fshatrat tanë që kanë pësuar dëme nga përmbytjet. Ai insistoi që situata të jetë nën kontroll të vazhdueshëm dhe të bëhet evidenca e qytetarëve të cilët kanë pësuar dëme materiale, e të insistohet nga organet relevante  në ndihmën e tyre.

Municipality of Ulcinj / Ulqin

YouTube Preview Image