Vazhdim i mashtrimeve Ordinere te Hajdinges

January 7, 2010   | Ekonomia / Ekonomija

Pas dites se djeshme është shume e qarte qe kryetari I komunës se Ulqinit , Hajdinaga është kundër kthimit te pronës se Valdanosit dhe u bashkëngjit ekipit te Cubus Luxit qe te bëjnë plaçkitjen e pronës se qytetarëve te Komunës se Ulqinit.

Qëndrimi i tij haptas u pa qe ai është llobisti kryesor i Cubës Lux-it qe ulishta e Valdanosit te jepet kompanive te huaja e jo ti kthehet pronareve. Me ketë është e qarte kush e ndal zbatimin e Vendimit te Kuvendit te Komunës nga viti 2007 qe kjo prone ti kthehet pronarëve legjitim. Kush ndalon qe Kuvendit te shqyrtoj realizimin e deritashëm te ketij vendim si dhe kush ndalon iniciativat qytetare qe te futen ne rend te ditës se Kuvendit.

E pyesim Hajdinagen se sa kushton ky lobim a është detyre e marr nga Kryetari i Komisionit për Tender z. Vujica Lazoviq apo Hajdinaga e kryen Vullnetarisht?

Tan kanë kaluar mbi 3 vite qe kur Hajdinaga e dha mashtrimin e tij me te madh, Qe qytetaret te përgatisin kaçilet për Ullij  pasi ai ka arrit te miqtë e tij qe ata ta kthejnë Valdanosin. Pas tre vitesh, jo qe nuk ehte kthyer Valdanosi por ne Valdanos as nuk mund te hyjnë me pronarët dhe as qytetaret dhe e kanë përgatit qe t’ja dorëzojnë investitorëve anonim.

Mashtrimet tjetër qe Hajdinaga vazhdon te jap është ajo e ndërtimit te shkollës ne vitin e ardhshëm. Si duket atë nuk e kanë informuar qe ne buxhet te MZ nuk ka mjete te parapamë për ndërtimin e shkollës ne Komunën e Ulqinit, dhe mjetet qe dedikohen prej vetëm 100,000 eurosh janë për Dokumentacion Projektin dhe leje ndërtimi edhe këto janë me kusht qe Komuna te aprovoj planet Urbanistike.

Shkolla ne 2010 mund te ndërtohet vetëm nëse Hajdinga ka mjete nga llobistet qe nuk janë ne buxhet por vetëm nëse Cubus Luxi nuk e ndërton vete atë shkolle si dëmshpërblim Ulqinit për Valdanos.

Këto mashtrime janë vetëm dy nga lista e shumte te premtimeve te parealizuara deri me tani; Po ju përkujtojmë disa:

Ndryshimi i kufirit te Mirave detare, ndërtimi i Marinës, ndërtimi i Urës, qendrës Katerkollës, Bazenit ne Brajshë, kaldermimi i Kalasë, Nga 9 milion euro investime ne 2009 te gjitha janë te parealizuara.

Populli për atë që mashtron ka një fjale tjetër.  Boll më me rrena z. Hajdinaga.

Nënkryetar dhe Deputet i Forcës
Genci Nimenbegu

YouTube Preview Image
3