Apel dramatik i Berishës për evakuim të popullsisë

January 8, 2010   | Politika

evakuim të popullsisë ne shkoderTiranë, 7 janar – Tejmbujsha e hidrocentraleve kërcënon gjysmën e Shqipërisë, është shprehur kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, duke përsëritur apelin për banorët e zonës së Nënshkodrës që të evakuohen sa më parë. “Largohuni nga zona e përmbytjes. Nuk mund të shmangim shkarkimin e liqeneve. Evakuohuni, dilni jashtë zonës së rrezikut. Argjinatura e Dajtit funksionon, por nuk mund të rrihet kurrë bazuar në funksionim e saj”- është apeli që kryeministri Berisha i bëri të gjithë banorëve të Komunës së Dajcit, Bushatit dhe Ana e Malit.

“Ju bëj thirrje qytetarëve të tre komunave, veçantërisht të Bushatit, që ende nuk kanë përmbytje, e gjithë zona e ultë të evakuohen”

Berisha informoi se po dyfishohet prania e ushtrisë, policisë në mbështetje të popullatës. Nga komunikimi i vazhdueshëm që ka me Komisionin e Emergjencave civile të gjithë janë në mobilizim total për përballimin e situatës e cila do të menaxhohet- “Do menaxhohet , por njerëzit duhet të largohen nga zonat në rrezik, Bushati, Dajti dhe Ana e Malit.”- rithekson kreu i Qeverisë.

Kryeministri e quajti situatën një fatkeqësi natyrore, ndërsa hapjen e portave të domosdoshme për sigurinë kombëtare, pasi tejmbujsha e hidrocentraleve mund të kërcënojë gjysmën e Shqipërisë.

“Cilado që të jetë fatkeqësia natyrore, qeveria është dhe do të jetë pranë tyre. Do i kompensojmë një nga një. Kjo është vërtet një fatkeqësi natyrore. Ky lëshim është për shkak të sigurisë kombëtare. Sa herë që do detyrohemi të hapim portat ata do të kompensohen qindarkë më qindarkë. Sikur asnjë lekë të mos kishim të gjitha paratë që do shisnim energjinë do ia kalojmë atyre për kompensim. Është e vërtetë që Kesh po jep urdhër për hapjen e portave, por është në interes të mirë të të gjithë shqiptarëve. Nuk mund të pranohet të kërcënohet gjysma e Shqipërisë në tejmbushje të hidrocentraleve.

Kryeministri tha se këshilltari kryesor i digave i kryeministrit italian Berluskoni po udhëton drejt Tiranës, ndërsa sot pasdite do të zhvillojë një takim me të për situatën. Të gatshëm për të ndihmuar janë shfaqur edhe qeveria e Kosovës, Maqedonia, dhe Austria.

“Kjo është një siuatë që do ta kapërcejmë. Nuk ka vend për panik por për qëndrime të vendosura”- ka deklaruar Berisha i cili deklaroi se në mbledhjen e Komisionit të Emergjences Civile në Shkodër do të vendoset nëse do shpallet apo jo gjendje e jashtëzakonshme.

Koha net
YouTube Preview Image

YouTube Preview Image