Komuna e Ulqinit nën ujë – Lajme Live

January 9, 2010   | Bota

poplave u adu bojanu.2
Ulqini hyn në ditën e 9 të përmbytjeve. Reshjet e shiut të cilat vazhdojne te biejne kane rritur nvielin e Bunes dhe uji ka vershuar ne hyrje te kompleksit turistik si dhe ne lagjet periferike te saj. Ne zonen e plazhes së Barbanes niveli i ujit mbetet i pa nryshuar.
Shtabi i emergjencës kryesuar nga kryetari i Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga bashk me homologun e tij Zëvendësministri i Brendshëm i Malit të Zi njëherësh, kryetar i Shtabit të Emergjencës Zoran Begoviq , të cilët kanë zhvilluar takime me autoritetet vendore në qytetin e Shkodrës, kanë deklaruar se përmbytjet kanë përfshirë dhe disa qytete të Malit të Zi. Kryekomunari i Ulqinit ka bërë apel që situata e krijuar të mos shfrytëzohet për propagandë politike. nga  ka deklaruar se “gjendja është e qëndreshme dhe nën kontroll”.
Prurjet e reja të lumit Buna mbrëmë dhe sot kanë përmbytur edhe më shumë sipërfaqe të tokës, oborre të shpive, restoranteve dhe objekteve banimi.
Edhe pse sot ishte ditë pa të reshura situata në rajonet e përmbytura nuk është përmirësuar por siç njoftojnë autoritetet vendore në komunat më të rrezikuara situata është përkeqësuar si pasojë e rritje së nivelit të ujit përgjatë lumenjve dhe Liqenit të Shkodrës.
Autoritetet e Komunës së Ulqinit pohojnë se sipërfaqet nën ujë vazhdojnë të rriten në të gjitha zonat për gjat Bunes, sidomos në fshatin Bor në Anë të Malit, kur rreth 20 familje janë plotësisht të izolura nga përbytjet. Strukturat vendore dhe qendrore po marrin masa për evakuimin e banorëve, pasi që situata është duke u përkeqësuar krahasuar me një ditë më parë .
Autoritetet vendore pohojnë se janë duke ndërmarrur të gjitha masat e nevojshme në parandalimin e pasojave me të rënda për fshatrat dhe banorët më të rrezikuar.

Lajme nga Ulqini


Pavarësisht rreshjeve të shiut që kanë vijuar edhe gjatë natës së sotme, situata në Qarkun e Shkodrës është nën kontroll nga Shtabi i Emergjencës Civile të ngritur në qytetit verior. Ministri i Brendshëm Lulzim Basha ka deklaruar se kanë vijuar dhe gjatë paradites operacionet e evakuimit dhe ato të shpërndarjes së ndihmave ushqimore dhe medikamenteve mjekësore. Basha tha se po vazhdon puna dhe për ndërtimin e argjinaturave te lumenjtë në veri të vendit. Lumi Buna ka krijuar një situatë të ngjashme me atë të Shkodrës dhe në fqinjin tonë malazez. Zëvendësministri i Brendshëm i Malit të Zi njëherësh, kryetar i Shtabit të Emergjencës ngritur në këtë shtet si dhe kryetari i Komunës së Ulqinit, të cilët kanë zhvilluar takime me autoritetet vendore në qytetin e Shkodrës, kanë deklaruar se përmbytjet kanë përfshirë dhe disa qytete të Malit të Zi. Kryekomunari i Ulqinit ka bërë apel që situata e krijuar të mos shfrytëzohet për propagandë politike.

TV KLAN
http://www.tvklan.tv/klanlajme/klanlajme.flv

ZËRI I AMERIKES
YouTube Preview Image

5