Tuna hedh ne treg albumin e ri dhe duetin me Getoarin

January 15, 2010   | Lajmet / Vijesti

Altuna SejdiuKemi shkruar më herët se këngëtarja është duke pregaditur albumin e ri, por për shkak së ajo disa muaj më herët bënte jetën në relacionin Shkup-Prishtinë shkak i dashurisë së saj, këto impenjime nuk i kanë dhënë kohë të mjaftueshme në realizimin e projekteve. Kësaj rradhe Tuna e ka marrë punën me shumë seriozitet duke qenë më e lirë. Ajo është në relacion të vazhdueshëm mes Prishtinës-Tiranës-Shkupit për përfundimin e këngëve të albumit të saj, të cilin pritet të hedh në treg diku nga mesi i këtij viti. Disa këngë pritet t’i finalizojë tek studio e Flori Mumajesit kurse të tjerat në disa studio muzikore në Kosovë. Albumi i këngëtares do të përmbajë 10 këngë të reja, kurse atyre këngëve do u bashkangjiten edhe 10 mega hite të saj të cilat i ka kënduar gjatë karrierës. Këtu përfshihen këngë të lëshuara “single” dhe këngë të festivaleve mes të cilave edhe duetin “Forca e femrës” me Jonida Maliqin, “Bileta”, “Testamenti” etj, këngë të cilat Tuna nuk kishte pasur mundësi t’i përfshijë nëpër albume. Kujtojmë se albumi është një dhuratë nga Tuna për fansat me rastin e 10 vjetorit të paraqitjes në estradën shqiptare që nga viti 2000 me debutimin e saj të parë në festivalin “Nota Fest” në Shkup. Që atëherë këngëtarja është rritur profesionalisht në muzikë dhe shou bizin po e “luan” bukur. Këngëtarja atraktive gjithmonë është cilësuar për vokalin, stilin, veshjen, grimin, fotografitë artistike, këngët e veçanta, të gjitha këto karakteristika të cilat fshihen në trupin seksi të Tuna Sejdiut. Aida Baraku, këngëtare e famshme dikur kurse tash tekstshkruese, thuhet se shkruan tekste speciale për Tunën. Por, edhe vet Tuna e ka sprovuar veten në shkrimin e teksteve. Kënga e Adrian Gaxhës me titull “E brenduar” është tekst i Tuna Sejdiut. Një sukses i madh i saj, pasi kënga dhe klipi i Gaxhës kanë bërë jehonë të madhe në ekranin televiziv. Në një intervistë për “Panorama plus”, Getoar Selimi tregoi ndër të tjerat se së bashku me ekipin e tij është në kërkim të një këngëtare tjetër për një hit të rradhës. Ne mësojmë se është pikërisht Tuna Sejdiu, ajo e cila do të realizojë duet me Getin, këngë e cila do të përfshihet në albumin e këngëtares. Ky do të jetë një bashkëpunim i rradhës mes tyre pas bashkëpunimit trio mes Tunës, Getit dhe Medës, i cili ishte një superhit në tregun muzikor.

Panorama Plus

YouTube Preview Image