M.Gjukanoviq: Mali i Zi e respekton Serbinë si faktor të rëndësishëm në rajon – Video

January 26, 2010   | Rajoni / Region

Milo gjukanoviqKryeministri malazez Milo Gjukanovic ka deklaruar se me vendimin per te vendosur marredhenie diplomatike me Kosoven, Mali i Zi ka pranuar realitetin e ri.
“Ky veprim eshte respektim i nje realiteti politik, i cili eshte i pamundur te ndryshohet”, ka pohuar Gjukanovic ne nje interviste per nje te perditshme serbe “DAN”.Kreu i qeverise se Podgorices ka mohuar lajmet e publikuara ne media te ndryshme, se vizita e tij e fundit ne SHBA kishte te bente me kete vendim.
Gjukanovic eshte shprehur se Mali i Zi kishte planifikuar te vendoste marredhenie diplomatike me Kosoven edhe me here, por nuk e kishte bere kete per shkak te Beogradit.
Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq deklaroi se Mali i Zi e respekton Serbinë si faktor të rëndësishëm në rajon dhe se nuk ndërmerr hapa të cilët mund ta dëmtojnë atë.

Ajo që duket si problem është se një pjesë e opinjonit në Serbi ende nuk është e gadshme të pranojë se Mali i Zi është shtet i pavarur dhe se zhvillon politikë të vet në pajtim me interesat e veta nacionale.

Kështu vendimet e vështira të cilat i kemi siejullr të ngjashme me vendimin për Kosovën kanë përfshir edhe raport mjaft sensibil ndaj qëndrimit të pritur negativ të Serbisë ndaj këtyre çështjve, theksoi Gjukanoviq.

Në pyetjen nëse vendosja e marrdhënieve diplomatike me Kosovën mund të ndërlidhet me vizitën e tij në Uashington, Gjukanoviq u përgjigj negativisht duke theksuar se Mali i Zi ka planifikuar që mardhëniet diplomatike me Kosovën ti vëndos edhe më parë , mirëpo, këtë nuk e ka bërë duke respektuar informatat nga Beogradi.

Ai theksoi se është mënduar se Beogradi mund ti shkojë në favor që të mos bëhet asgjë në këtë drejtim derisa të mos paraqiten argumentet për pavarësin e njëanshme të Kosovës në gjyqin ndërkombëtarë të drejtësisë në Hagë.

Pasi që kjo fazë ka përfunduar , kemi konsideruar se duhet të veprojmë në pajtim me implementimin e një vendimin të cilin e kemi siedhur para më tepër se një viti, theksoi Gjukanoviq duke shtuar se askush nga Uashingtoni nuk ka insituar në drejtim të tillë.

TVCG
YouTube Preview Image