Foto Eskluzive: Tuna kapet mat perseri me Rilindin

January 31, 2010   | Lajmet / Vijesti

Altuna Sejdiu & Rilind Reka.8Ka qenë një ditë shumë me fat për këngëtaren Tuna Sejdiu. Pas fjalëve se ajo është ndarë nga i dashuri, duke mos bërë të ditur arsyet e ndarjes, çifti si duket ka tejkaluar mosmarveshjet. E gjitha ka përfunduar në atë mbrëmje, pasi aparati ka fotografuar që të dy të përqafuar si më parë. Tuna dhe Rilindi kaluan kohë të bukura së bashku duke bërë edhe një shëtitje tejoqeanike në shtetin komunist të Kubës duke qenë një nga shëtitjet më mbresëlënëse për këngëtaren. Edhe pse media të ndryshme po e akuzojnë dita-ditës këngëtaren, ajo po vazhdon me suksese të radhës. Tuna është me fat, ashtu thuhet nga komentet e shumta në internet. Përveçse është në përfundim të albumit të radhës, ajo rikthehet tek i dashuri. Fotoja është bërë te “Duplex Club” në Prishtinë. Meqë grupi i klubit në face book është i koduar, nuk arritëm të siguronim më shumë foto. Një foto tjetër, e cila po qarkullon në internet, në të cilën thuhet se është pikërisht këngëtarja, ne mësojmë se nuk ka asgjë të vërtetë dhe se fotoja është e montuar. “Nuk dëshiroj të dal lakuriq në skenë, përkundrazi kam fiksim të brendshmet seksi”, është ky koment dhënë për “Panorama plus”, nga këngëtarja Tuna Sejdiu.

Panorama Plus

YouTube Preview Image