Jehona Sopi fluturon me Lavdimin

February 6, 2010   | Lajmet / Vijesti
Jehona Sopi.1

Fotografi Besnik Hasanaj

Jehona Sopi me në fund është parë në shoqëri të një djali.
Këngëtarja ishte divorcuar vite më parë ndërkaq nga ajo kohë ajo ka marrë pjesë më shumë nëpër disa festivale dhe shumë pak është paraqitur në publik.
Mësohet se i dashuri i Jehona Sopit është Lavdim Koshutova, ekonomist në bankën NLB të Prishtinës si dhe gjysmë pronar i kafe-bar “Lounch” në Prishtinë. Këngëtarja është kapur nga kamerat e një televizioni në Kosovë bashkë me biznesmenin gjatë festës së Vitit të Ri të Artistëve që është mbajtur të enjten në Prishtinë.
Ndryshe Jehona ka qenë shumë pak e pranishme nëpër media dhe gjatë vitit ajo disa herë ka realizuar vetëm “single” të cilëve u ka realizuar edhe videoklipin. Ajo po ashtu disa herë ka qenë pjesë e thashethemeve të ndryshme që janë përfolur në Prishtinë, por shumicën e herëve ato janë treguar të pasakta.

YouTube Preview Image