Nesër në orën 18.00 në sallën e Kuvendit të Komunës së Ulqinit do të organizohet tribuna e hapur

February 22, 2010   | Lajmet / Vijesti

Nesër në orën 18.00 në sallën e Kuvendit të Komunës së Ulqinit do të organizohet tribuna e hapur ku do të flasin përfaqësues të Këshillit për ekonomi, financa dhe buxhet pranë Kuvendit republikan.
Moderator do të jetë Aleksandar Damjanoviq që njëherit është dhe kryetar i këshillit në fjalë.
Kjo është një përvojë e re që Kuvendi i Malit të Zi, respektivisht trupat e tij dhe zyra e OSBE-së organizojnë tribuna ku trajtojnë tema të ndryshme nga kompetencat e tyre.
Hyrja është e lirë dhe të interesuarit mund të drejtojne pyetje e tyre në adresë të anëtarëve të Këshillit.

Municipality of Ulcinj / Ulqin