Reagimi I Imamit të xhamis bregut Ulqin Prof.Mirsad Mu?aj?
Ulqin 18.4.2010.Reagimi I Imamit të xhamis bregut Ulqin Prof.Mirsad Mu?aj?
Muslimani është i obliguar që gjithmonë ta thotë të vërtetën.
O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hir të All-llahut edhe nëse është kundër (interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfanjak, pse All-llahu di më mirë për ta. Mos ndiqni pra emocionin e t’i shmangeni drejtësisë. Nëse shtrëmbëroni ose tërhiqeni, All-llahu hollësisht di ç’ka punoni. (Ku’ran 4 : 135)
Kjo botë dhe jeta në të është shumë interesante. Kurani na tregon se që nga fillimi i jetës mbi këtë sipërfaqe e deri më sot është ndeshur e drejta dhe e shtrembëta, e vërteta dhe e pavërteta. Kjo më së miri tregohet nga jeta e pejgamberëve të Allahut, të cilët kanë qenë njerëzit më të mirë dhe që më së shumti ia kanë dashur të mirën njerëzimit. Zaten – qëllimi kryesor i tyre ka qenë përmirësimi i gjendjes dhe rregullimi shoqëror, p.sh.: Shuajbi a.s i thoshte popullit të tij: “O populli im… unë nuk dua tjetër vetëm ta përmirësoj (gjendjen shpirtërore dhe atë njerëzore) aq sa mundem, por këtë mund ta arrij vetëm me ndihmën e Allahut, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe vetëm tek Ai jam i drejtuar!” (Hud:88) dhe kështu radhazi edhe pejgamberët e tjerë, deri te Musa, deri tek Isa dhe deri te Pejgamberi ynë dhe i fundit, Muhamedi a.s. Mirëpo, me gjithë qëllimin e mirë të tyre, karakterin e lartë, urtësinë dhe mençurinë e atyre burrave të mëdhenj, atyre gjithherë u paraqiteshin armiq, të cilët u dilnin para dhe me tërë potencialin e tyre përpiqeshin t’i pengonin në realizimin e atij amaneti të marrë nga ana e Allahut xh.sh, e që ishte rregullimi dhe përmirësimi i gjendjes së njerëzimit nga ana shpirtërore dhe ajo trupore. Në të gjithë librat qiellorë e kemi të qartë armiqësinë e faraonit ndaj Musaut a.s dhe misionit të tij, apo më herët Ibrahimit a.s. dhe mbretit të asaj kohe, Nemrutit. Dhe kështu, radhazi deri te Pejgamberi a.s., i cili pati armiq të shumtë, mirëpo çdoherë triumfonte e vërteta, dilte haku në shesh, herët a vonë, ngaqë ata armiq të misionarëve të Allahut xh.sh kishin harruar se me këtë i kanë shpallur luftë Allahut të Madhëruar, se ata i kanë dalë para ligjit të Allahut. Për atë Allahu xh.sh gjithherë i ka mundur, bile shumëkënd nga ta edhe shkatërruar, siç përmendin qartë Bibla dhe Kurani. Një ligj i tillë vazhdoi të mbretërojë edhe tek pasardhësit e pejgamberëve, tek ata të cilët marrin mbi sipër vazhdimin e rrugës së tyre, e që është nxjerrja e njerëzve nga errësira në dritë, gjegjësisht rregullimi shoqëror. Kështu që, edhe atyre iu shfaqen armiq dhe kundërshtarë, të cilët me çdo mund përpiqeshin ta pengonin atë mision, qoftë me propaganda të ndryshme, qoftë me përhapje të urrejtjes, qoftë edhe me përpjekje të likuidimit të tyre. Thjesht, arsyeja është se shumëkënd e pengon stabilizimi dhe rregullimi i gjendjes shoqërore nga të gjitha këndet. Kështu që, përpiqeshin ta destabilizonin gjendjen për përfitime të caktuara. Kjo është vërtetuar dhe po vërtetohet dita-ditës nga faktorë të ndryshëm, gjithandej nëpër botë, por, mjerisht, edhe te ne, ku më së shumti kemi nevojë për rregullim shoqëror, e më së pakti për përçarje vëllazërore apo kombëtare.
Më qudit shum Deklarata e Kryeimamit R.ef.likes i cili e quan kët ngjarje si të damshme për Islam,ndamjen e këshillit të Bashkësis islame Ulqin dhe ana e malit,dhe gjithashtu reagimi i Imamit Bajram hajdarit duke e quajtur kët fenomen si ndamje fetare,e që nuk ka të bëj asgjë më ndamje fetare larg asajna,Dhe simbas mendimit të tyre edhe ndamja e keshillit të B.I.të Tivarit me krajen ose ndamja e Keshillit të Podgorices me Tuz dhe Dinoshes etj.etj. u quajkan ndamje fetare ?JO kurrsesi,nëse dy vllaznij ndahen njani prejt tjetrit,a don të thot që ato janë nda fetarisht (u jan nda zemrat)?Kët fjal smund ta thot askush,kjo ashtë në qeshtje organizative dhe kurrsesij ndamje Fetare,veq kush deshiron me ju hjedh pluhur syve të njerzeve që mas mi marr vesht punet…..
Allahu i din punët mësemirti.Zoti ju dhaft Hakun njerëzve simbas nijetit dhe qellimit që kajn?
Allahu i ndihmoft të sinqertit! Es elamun Alejkum
Burimi: www.ulqini.de/