Teuta Krasniqi, nje makine pune edhe shtatzene

April 20, 2010   | Lajmet / Vijesti

Teuta-KrasniqiTeuta Krasniqi, e fejuara e këngëtarit Blero, është një ndër femrat më të angazhuara të ekranit kosovar. Aktorja e mirënjohur momentalisht bën shumë punë, edhe pse është në muajt e fundit të shtatzënisë. E angazhuar maksimalisht në serialin më popullor atje, “Kafeneja jonë” që trasmetohet në RTK, ajo moderon gjithashtu edhe një emision televiziv “Lidhja mes nesh”, po ashtu në RTK, ndërsa si qëllim misioni ka ofrimin e ndihmës familjeve në nevojë në Kosovë. Ky emision që nga fillimi pati një sukses të jashtëzakonshëm dhe me donacione të shumta nga biznesmenë të ndryshëm, janë ndërtuar me qindra shtëpi në mbarë Kosovën. Siç treguam, edhe pse është në muajt e fundit të shtatzënisë, Teuta nuk ndalet së punuari. Sa në serial, pastaj në emisionin e saj dhe së fundi së bashku me disa aktorë të tjerë kosovarë është zgjedhur imazh i “ProCredit Bank”, përfaqësia në Kosovë. Seriali vendor pa prezencë të Teuta Krasniqit, e cila luan rolin e “Sarandës” nuk ka shije, kështu komentohet gjithandej. Përveç që është një aktore e shkathët, ajo është edhe një oratore e madhe. Por, nuk dihet pse Teuta po stërmundohet kaq shumë edhe para lindjes? A thua ka nevojë për para?

Panorama Plus

YouTube Preview Image