KK “Ulqini” i pari në renditjen e turneun e III ndërkombëtar të karatesë “Seiken 2010”

April 27, 2010   | Sporti / Sport

KK Ulqini ne turneun e III nderkombetar te karates _Seiken 2010_6Klubi i karatesë “Ulqini” i pari në renditjen e përgjithshme në turneun e iii ndërkombëtar të karatesë “Seiken 2010”

Viktor Curoviq dhe xhemale elezi më të mirët e turneut

Garuesit e KK “Ulqini” arritën të fitojnë plot 91 medalje: 31 medalje të arta, 22 të argjendta, 38 të bronzta dhe 3 kupa – për vendin e parë në plasmanin gjeneral dhe për garuesin dhe garuesen më të mirë.
Në  këtë turne, në të cilin morën pjesë 28 klube me mbi 650 garues, KK “Ulqini” u paraqit me 63 garues duke i përfshirë të gjitha gjeneratat. KK “Ulqini” ishte dukshëm më i suksesshëm se sa klubet e tjera pjesëmarrëse. Ai arriti të fitojë 174 pikë dhe me këtë i takoi vendi i parë në plasman gjeneral. Vendi i dytë i takoi KK “Omlladinac” nga Podgorica, i cili fitoi 140 pikë, ndërsa në vend të tretë u rendit KK “Gorshtak” i Kollashinit, i cili grumbulloi 126 pikë.
Nga Klubi i karatesë “Ulqini” në këtë Turne me medalje të arta u shpërblyen këta garues: Viktor Curoviq – tri medalje të arta, Dardan Ceka – tri të arta, me nga dy medalje të arta u kurorëzuan  Liridon Elezi, Antigona Rama, Xhemale Elezi, dhe Doriana Taipi,  ndërsa nga një të artë fituan Radica Dashiq, Albion Duraku, Gentian Kaleziq, Angjella Marnikoviq, Gentiana Kuqi, Petar Maroviq, Arlind Llolla, Adnan Kuqi, Rexhep Shaba, Nderim Cuca, Teufik Shurdha, Bledar Kabashi, Izabella Ivanoviq, Ibrahim Zogaj, Edin Kraja, Pavle Pecoviq dhe Ilir Muja.

Përveç  këtyre medaljeve këta garues u kurorëzuan edhe me medalje të  tjera.

Me nga disa medalje të tjera u shpërblyen edhe këta garues: Fiona Kraja, Emro Bajrami, Kristian Junkoviq, Rian Tula, Eliza Salihu, Edisa Shaba, Nermin Suma, Gabriella Junkoviq, Egzon Kraja, Arben Elezoviq, Edon Ceka, Ardit Boleviq, Lavdim Tula, David Simoni, Bledar Seferi, Ardit Boleviq, Mark Daboviq, Admir Luka, Granit Rexha, Diamant Rexha, Labinot Berisha, Behlul Peroviq, Leart Llolla, Lulzim Suma, Kristian  Luliq, Arlind Nika, Hantie Ibroçi, Darko Dashiq, Dragolub Dashiq, Sandro Pecoviq,Gent Kabashi, Ronald Jacoviq, Gabriel Bytyçi, Diellëza Rama, Ensar Marshiq, Katarina Marnikoviq dhe Jeton Luka.
Nga Udhëheqësia e KK “Ulqini” na njoftojnë se për shkak të situatës financiare në garat e ardhshme do të marrin pjesë me pak garues, pra jo të kompletuar si në garën që kaloi. Pjesëmarrja e kompletuar e klubit në këtë garë ishte vetëm për të vërtetuar e dëshmuar faktin që jemi gjithnjë më të mirët dhe që garuesit tanë me të vërtetë meritojnë një përkrahje më të madhe morale dhe financiare. Ne përherë kemi sjellë trofe të artë në qytetin tonë, trofe për të cilët punojnë e synojnë t’i arrijnë të gjithë klubet e tjerë.
Një  meritë të veçantë për të na mundësuar pjesëmarrjen në këtë garë e ka kryetari i klubit Loro Nrekiqi. Përveç tij falënderojmë prindërit e garuesve dhe Adem Sumën.

Shërbimi informativ i KK “Ulqini”