U miratua propozim ligji per pengimin e diskriminimit

April 30, 2010   | Shoqëria / Društvo

Ferhat DinoshaQeveria miratoi sot propozim ligjin për pengimin e diskriminimit , sipas të cilit të gjitha organet janë të obliguara të mbajnë evidencë të veçantë për rastet e diskriminimit dhe t’ia dorëzojnë avokatit të popullit.

Ministri për të drejtat dhe liritë e pakicave Ferhat Dinosha deklaroi se me propozim janë përfshirë format e veçanta të diskriminimit . Në veçanti janë theksuar format e rënda të diskriminimit , gjë që siç theksoi Dinosha duhet tu shërbejë gjykatësve si udhë rrëfyes me rastin e vendimit për sanksione ose për dëmshpërblim.

Në fund Dinosha thekson se në këtë propozim ligj është punuar tash një kohë të gjatë dhe se pret miratimin e një ligji të mirë.

RTCG