Drejtori i shoqatës turistike malazeze dhe grupit e hotelijer “Montenegro Stars”,Zharko Radulovic ne TVCG shprehet

May 8, 2010   | Opinione

zarko radulovicNë vazhdën e arnimeve të aty për atyshme të situatës, në mungesë të një strategjie të mirëfilltë turistike, Zharko Radulovic  , i kërkoi së fundmi operatorëve turistikë të ulin çmimet e hoteleve. Zharko Radulovic  , u tha pronarëve të hoteleve se çmimet më të ulëta janë më të mira për ta sesa çmimet e larta. Në konferencën kombëtare të turizmit, Zharko Radulovic   u shpreh se “natyrisht çmimi është çështje e tregut, por duhet të konsolidojmë mendimin dhe besimin se me çmime të arsyeshme fitohet shumë më tepër”.
Kështu, Zharko Radulovic  i dha edhe një herë një leksion ekonomie operatorëve privatë në treg, se nëse do të kenë çmime më të lira do të jenë më të pasur, “më të konkurrueshëm”. “Në mënyrë të veçantë, sikundër edhe vjet, dua t’u dërgoj një apel të gjithë menaxherëve, pronarëve, specifikisht të Malit të Zi, e cila ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik, se, në rast se do të jenë më të vëmendshëm në çmimet me të cilat ofrojnë shërbimet, do të mund të arrijë të dyfishojë kohën e turizmit në Mal të Zi, do të mund ta shtrijnë turizmin në të gjitha sezonet dhe do të mund të rrisin numrin e turistëve nga mbarë bota”, shtoi  Zharko Radulovic . Por, siç e komentuan me të drejtë disa media, kjo do të thotë “të bësh llogaritë e tjetrit”.
“Nuk duhet të harrojmë se jemi në një treg botëror. Në globalizëm asgjë dhe asnjë fushë nuk është me e prekshme se turizmi. Ndaj duhet të përpiqemi të jemi sa më konkurrentë”, tha Zharko Radulovic .
.
Lajme nga Ulqini

VIDEO  RTCG
http://www.rtcg.me/images/biblioteka/audio_video_arhiva/otvoreno_turizam.flv