“Forca”premton avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi

May 9, 2010   | Shtypi / Mediji

Nazif Cungu_Forca Ulqin.jpgUlqin, 8 maj – Njëra nga shtatë partitë e para shqiptare që konkurron në zgjedhjet lokale të 23 majit në Ulqin, Forca e Re Demokratike,në mbrëmjen e së premtes shpalli programin e saj politik. Përparësi e veprimit të Forcës është hartimi i planit strategjik të zhvillimit të Ulqinit, duke thirrë ekspertë të njohur vendës dhe të huaj.
Kryetari i këtij subjekti më të madh politik shqiptar në Ulqin, ose siç quhet ndryshe edhe partia e komunitetit të biznesit, Nazif Cungu, thotë se hapi i parë që duhet hedhur, domosdoshmërisht, është transformimi i administratës komunale, e cila sipas tij, aktualisht është në një gjendje kaotike, meqë “katër partitë e koalicionit “Për Ulqinin evropian” gjatë mandatit të kaluar katërvjeçar, kanë punësuar masovikisht mbi bazat partiake e jo profesionale.
“Forca do të përpiqet për të mundësuar marrëveshje bilaterale midis Malit të Zi dhe Shqipërisë, përkatësisht Malit të Zi dhe Kosovës me qëllim të përmirësimit të gjendjes së pakicës shqiptare në Malin e Zi”, thotë Cungu për KosovaLive.
Ai njëherësh thotë se Forca e Re Demokratike to të përpiqet në nivelin lokal dhe qendror për kthimin e pronave ulqinakëve, sepse atyre u janë marrë dhunshëm resurset natyrore bregdetare. Nëse kjo parti vjen në pushtetin lokal do të krijojë mundësitë e realizimit të Planit master për një turizëm elitist të Ulqinit, si dhe hapjen e të paktën, 1,500 vendeve të reja të punës.
“Ne, në vendet perëndimore, kemi një numër të konsiderueshëm bashkatdhetarësh. Kemi planifikuar një program të veçantë e shumë specifik për ta, sepse është diçka e paimagjinueshme shkëputja e lidhjeve me diasporën tonë. Ajo duhet të jetë e kyçur dhe e informuar për të gjitha rrjedhat ekonomike, shoqërore, kulturore, e mbi të gjitha turistike”, vlerëson lideri i Forca e Re Demokratike, sipas analistëve, partia më serioze që të marrë pushteti vendor në Ulqin.


Koha Net

YouTube Preview Image

1