Zyrtarë të Malit të Zi prezantojnë ofertën turistike – Video

June 21, 2010   | Turizmi / Turizam

Turizmi i UlqinitZyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Malit të Zi po prezantojnë sot në Prishtinë ofertën turistike për verën e sivjetshme. Menaxherja e kësaj agjencie, Liljana Çukiq, ftoi turistët kosovarë të kalojnë pushimet në bregdetin malazez, duke premtuar se siguria do të jetë në nivel, ndërsa çmimet të volitshme. …
Megjithëse bregdeti i Shqipërisë sivjet është shumë atraktiv, duke marrë parasysh se rruga është shkurtuar ndjeshëm, Çukiq shfaqi bindjen se turistët nga Kosova do ta shfrytëzojnë atë rrugë, për të bërë pushime në Mal të Zi.
Sipas autoriteteve të atjeshme, vitin e kaluar në Mal të Zi kanë pushuar rreth 50 mijë kosovarë, dhe një numër të përafërt e presin edhe këtë vit.

RTK


http://video.kosovapress.com/repository/videos/210610_oferta_turistike.flv

2