18 muaj afati për ndërtim të urës të Port Milenës – Video

June 29, 2010   | Shtypi / Mediji

Rasklopni most na Port Mileni.21Ulqin – Drejtori i Drejtorise per Komunikacion, Veselin Grboviq, dhe kryetari i keshillit drejtues te kompanise sllovene “Primorje”, Dushan Crnigoj, nenshkruan te enjten kontraten per kryerjen e punimeve te ndertimit te Ures se Port Milenes. Kompania “Primorje” eshte perzgjedhur per ndertimin e ures mbi kanalin Port Milena ne tenderin i cili eshte shpallur ne muajin mars. Kjo kompani ka ofruar cmimin me te ulet prej 13.9 milione euro per ndertimin e ures me gjatesi prej 570 metrash. Kompania “Primorje” nga Ajdovshcina ne Mal te Zi eshte e njohur per ndertimin e ures Milenium dhe tunelit Sozina. Ndertimi i ures se Port Milenes do te lidhe bulevardin “Teuta” me rrugen qe te con ne Ade dhe do te ndikoje ne lehtesimin e qarkullimit rrugor ne kete aks, sidomos gjate sezonit veror. Kjo ure njekohesisht do te ndikoje ne valorizimin e Plazhit te Madh. Ura eshte projektuar nga firma DB “Inzhenjering” nga Beogradi. Gjatesia e pergjithshme e ures do te jete 20.30 metra. Ura do te kete kater korsi, nga dy ne te dy kahjet, me gjeresi prej 3.25 metra, pjesen ndarese prej dy metrash dhe trotuaret ne te dy anet me gjeresi prej 2.65 metrash. Me qellim te kalimit te mjeteve lundruese te larta, ura eshte parashikuar te kete mekanizmin levizes ne gjeresi prej 50 metrash. Ne tenderin per ndertimin e ures se Port Milenes kane marre pjese shtate kompani, ku ajo e firmes sllovene “Primorje” eshte vleresuar me e mira. Afati per kryerjen e punimeve eshte 18 muaj.

(Kohapress)
YouTube Preview Image

1