Jehona Sopi rikthehet në skenë

July 2, 2010   | Lajmet / Vijesti

Jehona SopiSi gjithmonë, stili i veshjes me të cilin shfaqet kudo këngëtarja sharmante nuk ka se si mos të bie në sytë e të tjerëve, edhe në këtë videoklip ajo paraqitet me një stil të ri.
Pas më shumë se një vit mungese në skenë, këngëtarja Jehona Sopi kthehet me një projekt të ri i cili sapo është dal nëpër mediat televizive. Bëhet fjalë për këngën më të re të saj “Work it girl”. Në këtë këngë Sopi vjen me imazh të ri, bashkëpunëtorë të rinj dhe një sprovë të re të rrymës “RnB”.

“Është një këngë verore ritmike. Zhanri ‘RnB’ mua prej kohësh me pëlqen, por ajo që mua më është dashtë të adaptohem më së shumti, ka qenë teksti i këngës i cili është një tekst ndryshe nga herët e kaluara. Kam pasur shumë tekste për të zgjedhur, por vendosa që të marr tekstin të cilin e ka shkruar Festim Arifi i njohur si “Lyricak Son”, ndërsa muzikën e ka bërë Enis Presheva”, thotë Jehona duke shpjeguar fabulën e këngës që sipas saj i kushtohet një vajzë e cila e kërkon simpatinë e vet, ndërsa djali i thotë ngadalë se gjërat e mira vijnë hap pas hapi.

Si gjithmonë, stili i veshjes me të cilin shfaqet kudo këngëtarja sharmante nuk ka se si mos të bie në sytë e të tjerëve, edhe në këtë videoklip ajo paraqitet me një stil të ri.

“Për veshjet e mia është përkujdesur stilisti Valdrin Sahiti i cili ka bërë një punë të shkëlqyer. Janë disa gjëra që i kemi koordinuar të cilat janë të blera, por të gjitha kanë qenë në bashkëpunim me Valdrinin. Tendenca ime ka qenë që videoklipi mos të ngjajë në videoklipet e tjera”, thotë Jehona.

Ky muaj duke të jetë me fatlum për këngëtaren Sopi. Nuk është suksesi i vetëm realizimi i këngës “Work it girl” që ka bërë gjatë këtij muaji, por ajo ditë më parë edhe ka diplomuar në degën e psikologjisë në Unversitetein “Dardani” të cilët menjëherë i kanë ofruar edhe punësim si asistente në këtë Universitet, por Jehona akoma nuk e ka thënë fjalën e fundit. “Ende nuk kam vendosur, mirëpo jam falënderuese për këtë ofertë që më kanë bërë ngase është një punë shumë e pëlqyeshme për mua, por do ta shohim, sepse kam edhe disa plane të tjera prej shtatorit”. pohon ajo.

E pas gjithë këtyre rezultateve të lakmueshme, sigurisht se ka ardhur koha edhe për të pushuar dhe relaksuar. Por ku do kalon ajo pushimet?, këtë nuk arritëm ta mësojmë as ne. “Pas gjithë këtij mundi dhe produktivitetit që kam bërë, jam e sigurt se e meritoj një pushim. E di që do të shkoj në një vend të bukur, ku do të pushoj dhe të relaksohem, por ndoshta nuk është shumë me rëndësi se ku do të shkoj”, shprehet Jehona e cila që sot është nisur për në pushime.

Jehona Duet me Besa Kokëdhimen

Këngëtarja Jehona Sopi më nuk do të ndalet duke sjell projekte të reja. Posa që të kthehet nga pushimi, atë e pret studio e incizimit të një këngë tjetër të re, e cila do të jetë në duet më këngëtaren shumë të njohur nga Shqipëria, Besa Kokëdhima.

“Me Besën njihem që prej tri vitesh dhe jemi shoqe shumë të mira. Si rrjedhojë e miqësisë, lindi edhe ideja për të realizuar këtë këngë. Menjëherë pas kthimit tim nga pushimet do të incizojmë këngën, kurse videoklipin do ta punojmë me produksionin “Entermedia””, pohoi Jehona në fund të bisedës sonë.
Zëri
YouTube Preview Image