Roman nga Asllan Bisha: Frikë dhe dashuri në Barbanë

July 9, 2010   | Kulturë / Kultura

Frike dhe dashuri në Barbane - ASLLAN BISHAArti i këtij romani krijohet edhe në heshtje.Kjo heshtje ka një zjarr të brendshëm që dikur shëndrrohet në flakë,këtë e deshmon edhe rasti me shkrimtarin  tonë të njohur Asllan Bishën.Ka shumë artistë të penës që krijojnë në heshtje,pa bërë bujë të madhe në opinionin letrar.Po,kush është shkrimtari Asllan Bisha dhe gjithë to vëllime të romaneve që po na jep.

Asllan Bisha – shkrimtar,gazetar

Lindi në Lisën, Anë të Malit. Shkollën e Lartë Pedagogjike, Grupin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe e kreu në Prizren. Shkruan prozë për të rritur dhe fëmijë. Ka botuar tregimet për të rritur: “Valët e detit”, “Nusja e detarit”, si dhe tregimet për fëmijë: “Net peshkimi” dhe “Dasma e peshqëve”. Eshtë kryeredaktor i revistës së vetme në gjuhën shqipe në Mal të Zi “Fati”.
Preferon që gjithmonë të dijë më shumë për gjuhët e huaja dhe ti zotroj ato pa vështërsi.
Jeton e punon në Ulqin.

Edhe romani i tij ka aromën e po këtij nënqielli.Ai identifikohet me subjektin e vet poetik dhe e don atë,sa e don veteveten.Kjo zaten është veçori e shumë poetëve të kësaj ane që lirizmin e kanë ne shpirt.Libri dhe vargjet në të shquhen për një shprehje dhe ndjenjë te sinqertë.Intimja disa herë shënderrohet në idile.Asllani nuk fsheh asgjë.Ky është një guxim i madh qytetar dhe mjaft emancipues ne trojet e komunës së Ulqinit.Mbase edhe dashurine e tij duhet kuptuar si diç universale.Sepse në të kundërtën edhe vetë ajo si ndjenje dhe fenomen do te merrte ngjyrat dhe nuansat zvenitëse.
Romani “Frikë dhe dashuri në Barbanë” ka një frymëmarrje pak sa të renduar.Ajo klithje e brendshme ngadhnjen mbi strofat që nganjehere detyrohen të humbin tërësinë logjike,si pasojë e reminishencave të ëmbla të dikurshme,që tani me veç të mbeten si ëndërr.Autori  me një mjeshtëri të duhur e mbane kronologjine e ngjarjeve…Mbamendja për të është e obligueshme,dhe këtu e ka në ndihme penën e tij.Që të mos them e shkruaj më tutje gjëra të mëdha ose te vogla,do ta perfundoja këtë parathenie të shkurter.Romansierin ton ulqinak Asllan Bishen e presin dite të mira ne kopshtin e bukur te poezise Shqipe.Kjo përshtypje fitohet nga vëllimi i botimeve të tija.
Ndërsa ne presim me shumë kureshtje botimin e reja,për të cilin mendimet kritike vleresuese do të jenë më të favorshme.

Ja pra edhe një Fragment nga romani i Asllan Bishës: Frikë dhe dashuri në Barbanë

Pasdite Guri hapi trinen e oborrit. Selvija e priste me padurim. Doli ne cardak. I priu. Guri dukej entuziast. Shikimet iu kryqezuan. Ai i shterngoi doren dhe i preku belin. Ajo s’beri ze. Me instinktin femeror e butesi te rralle, i tha: – Urdhero, ulu! Solli shishen e rakise, i mbushi goten dhe mbi nje tavoline po i pergatiste pijaten me meze, disa qepe te prera holle dhe djathe. Guri ishte i befasuar me pritjen e saj dhe ne keto momente krekosej. Sa piu goteni e rakise, ajo ia hoqifriken. Ishte nje takim per te cilin kishte enderruar kahmot. Ai me Selvine e gjate, e cila e kishte magjepsur edhe shefin e tij, sa cdo here qe Guri i shkonte ne zyre, e pyeste ashtu larg e larg per te. Guri thoshte me unin e tij: “Cdo gje me kerko, por jo te ndermjetesoj per te shtene ne dore thellenzen. Do te behet imja”. Ajo pyeti: – Cka ka te re ne kufi? Guri u merrol e disi me droje shtoi: – Jane disa gjera qe s’ ben t’ia thuash askuj. Po u thone sekrete. Une i degjova. – Mos u frigo, he burre! Fjalet tua mbesin ketu, mes meje e teje.
Ai conte goten dhe dikur i foli ne bese. – Mbreme, para se te zbardhte dita e re, diversantet kishin kapercyer kendej Barbanes. Rane ne rojet tona, te cilat ishin ne gatishmeri. Roja jone kerkoi te ndalen, por ata qelluan. U vra njeri nga rojet tona. Diversantet u hodhen ne lume per te shpetuar. Qelluan nga te dyja anet. Perleshje ne kufi. Andej, sic njoftuan njerezit tane, u vra nje djale i ri. Ate dite kishte kryer sherbimin ushtarak. Kishte dashur te kaloje pasdite lumin me trap, por qe vonua. I iku trapi. U kthy ne postin ushtarak per te udhetuar ne mengjes me trapin e pare. Kur u dha alarmi se diversantet kishin shkelur kufirin, veshi rrobat civile se ato ushtarake i kishte dorezuar dhe me pushke ne dore, bashke me shoket, nxitoi.
E mori plumbi nga ana jone. U ndal Guri, ndersa Selvija i kishte hapur syte nga ngjarja rrenqethese qe kishte ndodhur mbreme ne kufi. Selvise sikur i ngriu gjaku dhe fytyra iu be akull. kujtoi Dinin, burrin e saj qe doli naten me stuhi, shi e bumbullima. Ishte krenare. Dini nuk kishte rene ne dore te rojeve. Atehere edhe ajo do te burgosej, ndersa femijet do te mbetnin rrugeve dhe e keqja s’do te merrte fund. Nata kishte qene e llahtarshme, ajo kishte perjetuar dashuri dhe dhembje. Dini i dilte para syve, i ishte ngulitur thelle ne zemer dhe dhe ne tru. “Ndoshta gabova qe s’e ndalova. ..Une fajtore! Oh, une!”. Selvija tundte koken ne shenje habie. Iu kujtua kur ngarendi si nje drenushe e frikesuar nga bregu i Barbanes, duke qene e brengosur per fatin e Dinit. Ai s’ishte zene!
S’kishte rene ne duar te rojeve. Askush s’kishte hetuar asgje. Prandaj duhet te jem e lumtur” – fliste Selvija me unin e saj te trazuar. Ajo kishte menduar dhe bere plan per te qene sa me e qete. Per te fshehur cfardo dyshimi para tij, i cili me siguri kishte nevoje per te dhene informata te reja tek shefi i tij. “Sa mire qe femijet nuk e pane Dinin”, mendoi ne ato caste tek po i piqte kafene atij. -E pe ushtarin e vrare? – Jo. E moren ne heshtje. Nje ngjarje e tille nuk guxon te flitet as te pergojohet. Une nuk te thashe asgje. Kupton? Kam bese tek ti. -Te falemnderit! E di, po ma ndjen zemra, – tha Selvija kureshtare, ndersa Guri shtoi se ushtarin e vrare e dorezuan ne posten ushtarake. – Shiu, – kumtoi ai, – lau gjakun e tij ne token e Barbanes. Brigjet e lumit jane te pergjakur.
Emri i tijdo te skalitet ne gur te permendores…i rene ne mbrojtjen e atdheut. Sa e sa te tjereve s’do t’u shenohet emri ne asnje gur…Permendorja do te jete deshmi per ushtaret e rinj, se duhet te jene te kujdesshem. Se ne kufi s’ka bese e s’duhet besuar. Fjala jone popullore thote se lumi fle e armiku s’fle. -Kufiri eshte i frikshem diten e jo me naten. Ketu kemi qelluar e ka te shkojme, – sqaronte Selvija. – Isha e re kur me kane fejuar per Dinin. S’kam ditur c’eshte kufiri. Po ta dija, kurren e kurres s’isha martuar ne breg te Barbanes. – Po, moj fisnike, por dikur jepnim e merrnim ne te dyja anet. Kemi te vetet tane, andej e kendej. Tash ndryshoi puna. Mesuesi i katundit, Zani, eshte i fejuar matane. Kishin te caktuar vaden, diten e dasmes. Por, u mbyll kufiri e megjithate Zani po pret. Pret te pajtohen shtetet. E keta, si duket, s’e kane vene kete uje ne zjarr. Perdite armiqsohen me shume, fyerjet behen permes valeve te radiove, ndersa kufiri behet me i pakapercyeshem. Askush s’e mban ne mend njeDhe Guri tha: – Une po pres, por kjo pritje po zgjat shume. Une po digjem per dashurine qe kam per ty. Jam ne gjendje te bej cfare te duash! – E di, e hetoj, se edhe une zemer kam, por?
Zeri i femijeve u degjua ne oborr. Selvija u gezua.“Shpetova edhe kesaj radhe nga kthetrat e skifterit. Me eshte qepur dhe versulur. O Zot, shpetova edhe kesaj rradhe”. Dhe ne keto caste parasysh i doli Dini, iu kujtua dashuria e tij e papermbajtur e sakrifica qe kishte bere per ta takuar. “Vetem te jete gjalle. Do ta pres. Une e dua”, i peshperiti vehtes betimin qe e kishte bere dhe qe s’do ta thyente me kurre, as me Bekim Gjeton e jo me me Gurin qe i dukej si xhuxh! Dhe Guri hetoi se ajo me qenien e saj po fluturonte diku larg, por kurre s’i kishte shkuar mendja se Selvija me shpirt e me trup ishte te burri i saj i arratisur nga burgu. Vajza e djali e pershendeten mysafirin. Guri u ngrit ne kembe dhe tha se i duhej te largohej. Kur e percolli, ai si zakonisht ia shterngoi doren.
Dora e djersitur e Gurit depertoi ne poret e saja lekurore, por jo ne zemren e saj. Fytyra iu zhdavarit si dhe mendimet e ngatrruara filluan te vershejne, te behen te fuqishme si rrjedha e Barbanes. …Nisen shirat e pare te vjeshtes. Vera e gjate po merrte fund. Ajo kishte zgjatur me shume se asnjehere tjeter, sikur donte te arsyetonte pranveren e vonuar. Nga pranvera e hershme qe mezi zuri rrenje ne brigjet e Barbanes deri ne vjeshten e pare ne luginen e lumit, ndodhen befasi te papritura. Sati i Osit priti ne cep te dritares ne balkon mesuesen matane ne Bardhok. Priti qe ajo te hape dritaren, por ajo u transferua nga Bardhoku. Ne vend te saj u caktua mesuesi i ri, nje mustakoc me pedigre proletare, njeri i besuar. Mesuesja perjetimin e saj ia kishte besuar dhe i ishte rrefyer nje shoqeje, por ajo s’kishte mbajtur fjalen. Ky rrefim fantastik i dashurise buze Barbanes, ne kallamishte, u shpernda rrufeshem ne qytetin e Rozafes. Ajo kishte takuar Romeun, i cili ishte i dashuruar, por edhe trim. Ai kishte kapercyer lumin me not. U kishte ikur rojeve. Mesuesja ishte dridhur si kallam kashte ne rrjedhen e lumit.
S’u kishte besuar syve dhe habitej me guximin e djaloshit. Rrefimi mori dhene deri nje veshin e policise. Mesuesja u thirr ne polici per te thene te verteten. Ajo e skuqur, e perlotur dhe me vendosmeri, tha: – Une i kam kam treguar shoqes sime nje enderr rinore. Bera shaka, ashtu sikur me erdh nje djale tek shkolla e me ftoi ne takim. Asgje me shume. E gjithe kjo ndoshta ngjau nga merzia dhe vetmia ne kufi, ku ora e mesimit te duket e shkurte. S’ke cfare ben ne katund, buze lumit. Une e dua Atdheun tim. Jam vajze punetore, kete e di edhe pergjegjesi i shkolles. zemerim te ketille. Nusja e mesuesit ka mbetur andej. – Ka folur Zani me te fejuaren? – Po, por ajo s’pranon, – tregonte Guri. -Ajo mund te kepuse kufirin. Sivjet ne vere lumi ne disa vende, gati ishte shterrur. Ajo mund ta kalonte Barbanen ne pike te mesdites. E fejuara i tha se nese une braktis katundin, vellezerit e mi do te burgosen e axhallaret do te internohen. Do te shpallemi tradhtare. Dhe shpresat e Zanit u nderprene. – E pabesueshme. – Po, por e vertete. Pardje, mesuesi Zani nuk erdh ne shkolle. Nxenesit priten ne oborr. Edhe dje s’u hap shkolla, – fliste Guri bindshem, kurse Selvija kureshtare . – Si eshte e mundur ? Ndoshta eshte semure ai ose dikush nga familja. – Mesuesi iku matane. Kaperceu kufirin, – sqaroi Guri. – Auu! Si? E beri per dashuri, per te fejuaren? -Nuk e di. Mesuesi do te bej burg. Matane do te dyshojne.
Dhe do ta rekrutojne e ta hedhin kendej me ndonje traste me letra per te bere propagande politike. Keshtu bejne pothuajse me te gjithe qe shkojne andej! Selvija ne keto caste dridhej. Permbahej, ruante gjakftohtesine perpiqej te rrezatonte padjallezine dhe sinqeritetin e saj. Ai e veshtronte drejt e ne sy, si te donte ta perpinte, kurse ajo, sic dukej do ta conte deri ne fund rolin e nisur me te, ndaj shtoi: – Sa mire qe te kam ty. Ndihmesa jote dhe perkrahja me japin shprese. Dini iku. Me la mua e femijet. Ata e ndjejne mungesen e tij. Cdo gje u ngatrrua. U be lemsh. Dora jote me duhet. Ai iu afrua. U skuq, dridhej. Duart e vogla, por te forta, i preken belin e saj te holle. Dhe kaluan me lart. Ajo u ngrit ne kembe. Gati u zhgreh ne vaj. – Mos, te lutem! Nuk mundem! Jam e rrenuar shpirterisht. I buzeqeshi dhe me zerin lutes i jepte shprese se do te pranonte dashurine ne nje tjeter kohe. Inspektoret e kane vleresuar me note te larte punen time…Ne fillim e kisha te veshtire te mesohem ne kufi, ne Barbane. M’u duk vehtja si mesuese Aferdita.
Nxenesit me donin, i doja edhe une. Banoret e Barbanes jane te dashur, sa here na kane ftuar ne dasma. Hetuesi degjonte, nepunesja shenonte deklaraten e mesueses, mirepo vijat e fytyres se tij beheshin te mrrolura e ashpersoheshin. Dhe hetuesi i tha nepuneses: “Mos shkruaj!” Ajo u ndal, ndersa ai pyeti: – Ti ke deshire te zjarrte te punosh ne Barbane?
Ajo e skuqur dhe duke kapur pyetjen provokuese, iu pergjigj e qete: – Une kam deshire te punoj ne qytet, por jam e gatshme te punoj ku ka nevoje Atdheu. Qendrimi i saj stoik “e bindi” hetuesin, ndaj i tha: – Je e lire! Ajo habitej nga e gjeti gjithe ate force e mencuri per te mundur hetuesin, i cili ishte zene ne gracke. Dhe zgjidhja u gjet. Mesuesja u transferua ne Malsi, ne nje katund ku bora e malit edhe ne vjeshten e pare mbulonte pullazin e shkolles. Tani Drita veshtronte rrjedhen e Drinit dhe sa here kishte deshire te behej pjese e tij e te shkonte ne Barbane.

Lajme nga Ulqini
YouTube Preview Image