Blero mban fjalën, në treg albumi dhe klipi ‘Tara’

July 11, 2010   | Lajmet / Vijesti

Blero _teutaKëngëtari i mirënjohur Blero sapo ka promovuar albumin e tij të titulluar “Tara”, ndërsa edhe videoklipi që promovon albumin mban po të njëjtin emër. Albumi ka gjithsej 14 këngë, 12 prej të cilave janë të reja. Për albumin “Tara”, Blero ka bashkëpunuar me kompozitorin Çekiç, kurse këngët janë miksuar në Suedi.
Siç u tha edhe më parë, Blero këtë album ja dedikon vajzës së tij të vogël, e cila mban po të njëjtin emër, Tara. Prej kohësh Blero i ishte larguar muzikës, për t’iu përkushtuar krejtësisht krijimit të familjes. Pas bashkëjetesës me aktoren e njohur kosovare, Teuta Krasniqi, çifti solli në jetë dhe vogëlushen Tara, për të cilën nuk është publikuar ende asnjë foto, pasi çifti ka në plan ta shesë të drejtën e publikimit të fotove të vajzës.

BalkanWeb
YouTube Preview Image

8