Hoteli Haus Freiburg vleresohet hoteli me i mire ne Ulqin

July 14, 2010   | Reportazh / Reportaža

Hotel Haus Freiburg ulcinj_montenegroHoteli “Haus Freiburg” në kodrën Pinjesh të Ulqinit është hapur në vitin 2007 dhe menaxhohet nga familja vendase Mehmeti e cila është kthyer pas 30 viteve nga Gjermania për të realizuar ëndrrën e hapjes së një hoteli. Tani shtëpia botuese më e njohur gjermane për guida turistike ka vlerësuar hotelin “Haus Freiburg” hotelin më të mirë të Ulqinit.

Familja Mehmeti thotë: “Ne mendojmë që për qytetin e Ulqinit është shumë e rëndësishme që të ketë oferta turistike cilësore për të tërhequr turistë të nivelit të lartë edhe në qytetin tonë. Ne si familje kemi punuar shumë për të dhënë një ofertë të tillë për turizmin e Ulqinit, duke menaxhuar hotelin sipas standardeve gjermane, dhe mund të themi me krenari që jemi shumë të suksesshëm. Kemi treguar që me ofrimin e cilësisë së lartë është e mundshme që edhe në Ulqin të kthehen turistët e nivelit të lartë. Për muajt korrik dhe gusht dhomat i kishim tërësisht të rezervuara që në pranverë, me një përqindje të lartë të turistëve nga shtetet e Bashkimit Evropian. Por, gjithashtu në muajt parasezonal maj dhe korrik hoteli ishte mjaft i frekuentuar.

Hoteli ofron 10 apartamente luksoze, pishinë, pool-bar, restorant me kuzhinë ndërkombëtare, internet wireless, pamje nga deti nga të gjitha dhomat dhe për momentin është i vetmi hotel në Ulqin i cili gëzon 4 yje zyrtare të Ministrisë së Turizmit të Malit të Zi. Hoteli është i hapur gjatë gjithë vitit, ndërsa restoranti, pishina dhe bari janë të hapur për publikun.

Kontaktet:


Hotel Haus Freiburg
Kosovska Ulica / Pinješ
85360 Ulcinj, Montenegro

villafreiburg@gmail.com
www.hotelhausfreiburg.me


Reception & Information:
+382 (0)30 40 30 08


YouTube Preview Image