Leter e derguar KK te SDP-se

July 19, 2010   | Lajmet / Vijesti

Cungu_Forca ho?e sa SDP-om da preuzme Ulcinj

PARTIA SOCIAL DEMOKRATIKE – KËSHILLI KOMUNAL – ULQIN

Ulqin, më 16.07.2010
Nr: 104 / 10

Lënda: Urgjencë për përgjigje në ofertë për formimin e shumicës parlamentare të KK të Ulqinit
Attn.: Kryetarit, z. Selim Resulbegoviq

I nderuari z. Resulbegoviq,

Bazuar në kërkesën tuaj, me datë 26 maj të këtij viti Forca e Re Demokratike ju ka dorëzuar  një marrëveshje të nënshkruar dhe të protokuluar nga Forca dhe nga tre subjekte tjerë politik që në zgjedhjet lokale të 23 majit kemi siguruar 15 mandate. Dy mandatet tuaja shtesë, siç keni konstatuar, janë  të mjaftueshëm për një  shumicës të re parlamentare.

Pas kësajë, me date 02.06.2010 ju kemi dërguar edhe një  Ofertë  formale shtesë për koalicion, mirëpo ende nuk kemi  marrë një përgjigje.

Gjat fushatës  zgjedhore të gjithë përfaqësuesit e partisë së juaj janë treguar kritik ndaj pushtetit aktual dhe premtimet që i keni bërë  për një qeverisje ndryshe me duar të pastra si dhe  kritikat ndaj paaftësisë së kryetarit të komunës Hajdinaga, na kanë nxitur që të besojmë në sinqeritetin dhe korrektësinë e juaj.

Prandaj interesi i juaj që të bëni koalicion me opozitë nuk na ka befasuar.

Duke patur parasysh faktin që ne së shpejti  do të mbajmë mbledhjen e Këshillit qendror të Forcës për të diskutuar veprimtaritë e partisë sonë për muajt në vijim, dhe se me 23 korrik skadon afati ligjor për formimin e shumicës parlamentare, kërkojmë që deri me 20 Korrik ,për shkak të korrektësisë dhe profesionalizmit, t’na dërgoni përgjigje përfundimtare, të shkruar, lidhur me ofertën për koalicion.

Me nderime,

Forca e Re Demokratike – FORCA,
Kryetari, Nazif Cungu

2