Dinosha: Censusi për pakicat të jetë 0,7 %

August 17, 2010   | Politika

UDSH është e gatshme të heq dorë nga aksioni afirmativ ekzistues për bashkësinë nacionale shqiptare nëse do të pranohej zgjidhja e propozuar nga kjo parti që në kodin e ri zgjedhor cenzusi për pakicat të jetë 0.7%, ka deklaruar kryetari i UDSH Ferhat Dinosha.

Ai ka sqaruar se partia e pakicës e cila fiton 0.7% të votave mund të llogarisë se e ka fituar në mandat, por edhe mund ta humbas vetëm nga lista tjetër e pakicës e cila ka fituar dyfish më tepër vota.

Ai vërteton se cenzusi për pakicat prej 3 për qind as që guxon të përmendet, sepse ai është rregull e përgjithshme dhe në kundërshtim me kushtetutën e cila preferon aksionin informativ.

Nuk është në rregull që propozimi aktual përmend 3 për qindëshin për listat e pakicave. Nuk është në rregull sepse është në kundërshtim me Kushtetutën.

Modeli aktual autor e të cilit janë deputet e koaliciont në pushtet Midorag Vukoviq dhe Rifat Rastoder parasheh ndërmjet të tjerash se Mali i Zi është një njësi zgjedhore dhe se në ndarjen e mandateve marrin pjesë listat zgjedhore të cilat kanë fituar përkrahjen e së paku 3 për qind të zgjedhësve që kanë votuar.

RTCG