Forca: Fitorja është e sigurt nëse do të jenë zgjedhjet e rregullta

August 17, 2010   | Politika

Forca e re demokratike FORCA shpreson në fitore të sigurt në zgjedhjet lokale në Ulqin me 17 tetor, nëse fushata dhe procesi zgjedhor do të jenë të rregullta, deklaroi sot kryetari i Partisë Nazif Cungu.

Sipas fjalëve të tij, rezultatet e dobëta të cilat i përjetoi pushteti në Ulqin në zgjedhjet e majit tregojnë se e kanë humbur besimin e popullit dhe se kjo mund ti shtyjë që ti rrisin përpjekjet për të manipuluar rrjedhën e fushatës dhe procesin zgjedhor.

Ai u bëri ftesë banorëve të Ulqinit që, siç theksoi, të tregojnë maturi në mbrojtjen e votës së vetë dhe të mos lejojnë presionet e pushtetit.

RTCG