Cungu fton Hajdinagën të lë postin e kryetarit të Ulqinit

August 26, 2010   | Politika

Ulqin, 26 gusht – Ndonëse është ende herët, fushatën e deritashme paraelektorale të zgjedhjeve lokale të shpallura më datën 17 tetor për Kuvendin e Ulqinit, e karakterizojnë tone të lehta të “mesazheve” të partive politike.

Në këtë frymë, sipas KosovaLive, lideri i partisë më të madhe në Ulqin, që aktualisht është opozitë, Nazif Cungu, kryetar i Focës së Re Demokratike, në një konferencë me gazetarë i rekomandoi kryetarit të tashëm të Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga “dalëngadalë mblidhi plaçkat dhe lëshoje funksionin që nuk të ka takuar.”

Cungu vlerëson se Hajdinaga mendon se mund të mashtrojë më popullin.

Ai shton se ka informacione se kryetari i Komunës vazhdon të ftojë anëtarë të partive tjera, duke u premtuar vende pune.

“Për katër vite sa është në pushtet, z. Hajdinaga nuk ka siguruar kushte për asnjë vend pune jashtë Komune. Edhe për ata që i ka punësuar në Komunë, ka përgatitur regjistrin për t`i nxjerrë jashtë,” thotë kreu i Forcës…

Sipas tij, punëtorëve të administratës i kane borxh rrogat me disa muaj, ndermarrjet publike jane para falimentimit, mirëmbajtja e objekteve infrastrukturale është plotësisht e ndalur, fillimet e realizimit të investimeve të premtuara janë duke pritur premtime të reja.

Cungu nënvizon se për sivjet ky pushtet ka planifikuar buxhetin në shumë prej 12.900.000 euro, por për 6 muajt e parë të këtij viti ka arritur të realizojë vetëm 2.100.000 euro, gjegjësisht 16.30 për qind.

KOHA NET