Taekwondo Club “ULQINI” në Korçula Open Croatia

August 27, 2010   | Sporti / Sport

Gjatë këtij vikendit me datë 21-22.08.2010 u mbajt Turniri ndërkombëtarë në sportin olimpik të Taekwondo-së.
Suksesi i KT Ulqnit në arenën ndërkombëtare u dëshmua edhe njëherë me arritje të lartë ku në mesin e 8 shteteve dhe 28 klubeve KT Ulqini i sjell qytetit tone edhe dy trofe, kupën e vendit të parë në diciplinen e formave dhe kupen e vendit të tretë në rënditjen e përgjithshme.
Turniri u mbajt në ujdhesën e bukur të korçullës në një ambient të hapur ne qendër të qytetit.
Në këtë turnirë morën pjesë 8 shtete, 28 klube me afro 400 garues. Garat u zhvilluan në dy diciplina, në diciplinën e dyluftimit dhe diciplinën e formave.
Klubi i Taekwondo-se Ulqini në këtë turnir u paraqit me 11 garues prej tyre 8 garuesë konkuruan në dy diciplina.
Suksesi i KT Ulqinit në këtë turnir është: Gjithsejt 17 medalje 5 të arta, 5 të argjendëta, 7 të bronzëta dhe 2 kupa, Kupa e vendit të parë ne diciplinën e formave dhe kupa e vendit të tretë ne plasmanin gjeneral.
Me nga 2 medalje u kurorzuan këto garues të cilët kanë konkuruar në dy diciplina si ajo e formave dhe dyluftimi:
Izedin Kurti, Sulejman Murati, Medina Kanaqi, Adriana Karamanaga, Nuri Kanaqi, Rinor jahja, Esad Kraja.
Me një medalje u kurorzuan këto garues:
Arijeta Zati, Mersudin Kurti, dhe Artan Fici.
Falenderojmë Sponsorët: Tapacir Kurti, Cungu & Co, Kallaba company dhe Ardi company.

Fikret Dushku
Taekwondo ”ULQINI” Club
YouTube Preview Image