Kumtesë për opinion e Partisë së Prospertitit Demokratik

September 3, 2010   | Rajoni / Region

PARTIA E PROSPERITETIT DEMOKRATIK

PARTIJA DEMOKRATSKOG PROSPERITETA

THE PARTY OF DEMOKTRATIC PROSPERITY

ULQIN – ULCINJ. Montenegro

Tel.++382 30 412 816 & Fax ++ 382 30 401571

e-mail: alirexha@live.com

Ulqin, më  03.09.2010

Kumtesë për opinion

Kryesia e Partisë së Prospertitit Demokratik falenderon votuesit e saj për përkrahje korrekte dhe konstante të partisë dhe i njofton ata se do të dalë në zgjedhjet e parakohshme lokale të caktuara për 17 tetor dhe se është duke analizuar variantin më të volitshëm dhe më fitimprurës për të mbrojtur dhe përfaqësuar në mënyrë të denjë interesat e votuesve të saj.

Duke qenë faktor kyç në 2 zgjedhjet e kaluara për pushtet lokal,  por edhe e vetëdijshme për peshën e saj, PPD gjithmonë ka qenë realiste në vlerësimin e pozitës dhe rolit të vet në të mirë të qytetit të Ulqinit.  Edhe gjatë bisedimeve të fundit me koalicionin Për Ulqinin Evropian dhe Partinë Social-Demokrate, të cilët me këtë rast i falenderojmë,  Partia e Prosperitetit Demokratik nuk prodhoi krizë por përkundrazi u përpoq të ishte faktor i tejkalimit të saj.

Edhe kësaj rradhe, partia është e gatshme për bashkpunim e bashkveprim dhe duke qenë e vetëdijshme se trupi zgjedhor i Ulqinit, në veçanti ai i Anës së Malit është tejet i përçarë si rezultat i dështimit të disa projekteve të cilat kishin të bënin me përfaqësimin e drejtë të kësaj zone dhe duke marrë parasysh se në këtë zonë veprojnë grupacione të ndryshme politike të cilat siç shihet hezitojn të jenë pjesë e ndonjërit  bllok politik, ftojmë publikisht anëtarët e këtyre subjekteve, grupacioneve dhe individët me vullnet të mirë të bashkohen rreth grupimeve të veta me të cilat PPD ka nisur bisedimet për bashkpunim.  Rezultatet e këtyre bisedimeve do të bëhen të qarta në ditët në vijim. Poashtu njoftojmë simpatizuesit tanë dhe gjithë qytetarët se bisedat të cilat po zhvillojnë antarët e kryesisë së partisë janë plotësisht të koordinuara dhe kanë për qëllim masovizimin e partisë për të arritur qëllimin kryesor, të jetë faktor konstruktiv në pushtetin lokal në mënyrë që të arrihet maksimumi në përmbushjen e kërkesave dhe nevojave të përgjithshme të votuesit.

Të gjitha këto u thanë me qëllim që votuesit t’i sqarohen disa opinione të formuara dhe të dala nga deklaratat e disa subjekteve politike shqiptare të cilat flasin për pozicionet e PPD-së në zgjedhjet e ardhshme.

Në fund cekim se PPD ka shtrirje të fushveprimit të saj në gjithë territorin e komunës së Ulqinit mirëpo një gjë e ka më se të qartë, fushata më e ashpër edhe këtë herë do të zhvillohet  në Anë të Malit, elektorati i së cilës është tejet i molisur dhe i përçarë ngase fushatat e partive të ndryshme politike  në dy zgjedhjet e fundit u vendosën kryesisht në këtë zonë, e dihet se përcarja nuk jep sukses të përfaqësimit real e meritor.  Ndaj edhe një herë i bëjmë thirrje elektoratit, të bashkohet dhe të votojë, që vota e tij të bëhet zëri i cili do të dëgjohet në Kuvendin Komunal.

Kryetar,
Ali Rexha

5