Vera dhe suksesi turistikë Ulqin 2010 – Video

September 7, 2010   | Ekonomia / Ekonomija

Qyteti që reflekton ngrohtësi
Sivjet në plazhet e çdo pëllëmbe të bregdetit të bukur të Ulqinit, i paisur me rërën shëruese, me ujin kristal, me florën e faunën, me freskinë e pishnajave e më shumë bukuri të tjera natyrore të cilat natyra ia ka dhuruar këtij ambienti ideal për pushim, freskim e shërim, po flitet më shumë shqip se ndonjëherë më parë. Shprehja më e preferuar në mesin e pushuesve shqiptarë ishte “ Oh, sa bukur është aty ku flitet shqip!”. Dhe vërtetë në bregdetin e Ulqinit po pushohet shqip. Kudo flitet shqip, shërbehet shqip, pihet kafeja shqip. Lexohen gazetat shqip. Madje, madje edhe noti bëhet shqip. Këtu kanë ardhur po thuaj të gjithë yjet e estradës së Kosovës.

Këtë verë, kur nga Kosova përmes Shqipërisë, mund të arrish në Ulqin për katër orë e gjysmë autostradës së re moderne e njohur ndër shqiptarë si rruga e re e kombit, Ulqini si rrallë herë më parë është “ pushtuar”nga shqiptarët kryesisht nga Kosova. Falë kontrollit rutinor në kalimin e përbashkët kufitar në Muriqan ( Sukubinë) të palës malazeze dhe shqiptare, i cili aktualisht më tepër i përngjan një shenje të vijës shtetërore të Malit të Zi dhe Shqipërisë, ku hyhet e dilet lirisht, sesa një kufiri, i cili para disa vitesh ishte kufi i ndarjes, mijëra turistë shqiptarë nga vende të ndryshme të rajonit kanë zgjedhur plazhet e Ulqinit për pushime verore. Sivjet në plazhet e çdo pëllëmbe të bregdetit të bukur të Ulqinit, i paisur me rërën shëruese, me ujin kristal, me florën e faunën, me freskinë e pishnajave e më shumë bukuri të tjera natyrore të cilat natyra ia ka dhuruar këtij ambienti ideal për pushim, freskim e shërim, po flitet më shumë shqip se ndonjëherë më parë. Shprehja më e preferuar në mesin e pushuesve shqiptarë ishte “ Oh, sa bukur është aty ku flitet shqip!”. Dhe vërtetë në bregdetin e Ulqinit po pushohet shqip. Kudo flitet shqip, shërbehet shqip, pihet kafeja shqip. Lexohen gazetat shqip. Madje, madje edhe noti bëhet shqip. Këtu kanë ardhur po thuaj të gjithë yjet e estradës së Kosovës. Pushimet verore në plazhet e Ulqinit i kaluan edhe shumë mërgimtarë jo vetëm nga Komuna e Ulqinit, që vizituan vendlindjen dhe të afërmit e tyre , por edhe të tjerë nga Kraja, Hoti, Gruda, Trieshi, Koja, Malësia e Rozhajës, Plava e Gucia. Në mesin e tyre edhe mërgimtarët Kolë e Rrok Zagreda, Zef Gjokaj, Kolë Cacaj, Nikollë Junçaj, Prëkë Gjokaj, Gjergj Ivezaj, Cin Gjonaj, Simon Lacaj, Hilë Çataliqi, Gjergj Mirëdita, Gjon Grishaj, Xhevat Kraja, Haxhi Zeneli, me banim në Nju- Jork. Të gjithë të bardhë ngjyrën e parë të lëkurës së trupit e morën nën përcëllimën e rrezeve të diellit në Ulqin. Për ata, sikurse edhe për Astritin, Avdylin, Sadikun, Bukurien, Dritën, Sadien e shumë kosovarë të tjerë të intervistuar të ardhur në Ulqin nga Zvicra, Gjermania, Suedia e vende tjera të rajonit, edhe këto rreze të diellit janë shqiptare, sepse, siç shprehen ata, reflketojnë ngrohtësi shqiptare. Në bregdetin e Ulqinit sivjet pothuaj gjithçka ishte shqiptare.

Andaj pushuesit shqiptarë që i kaluan pushimet verore në plazhet joshëse të këtij qyteti të lashtë bregdetar thonë me krenari : “ Është nder të jesh shqiptar”.

Gjekë Gjonaj
Koha Javore


YouTube Preview Image