Shqetësim për pozitën e kulturës së shqiptarëve – Video

September 8, 2010   | Kulturë / Kultura

Autori paraqet shqetësimin e tij lidhur me trashëgiminë kulturore të shqiptarëve, identitetin e rrezikuar kulturor e arsimor të shqiptarëve etj. Përmes të dhënave ai tregon se kultura e shqiptarëve në Mal të Zi anashkalohet sa i përket financimit nga institucionet shtetërore. Sipas tij, edhe pse Mali i Zi është shtet multikulturor, shqiptarët janë të diskriminuar në arsim dhe kulturë.
Artikujt, esetë dhe vështrimet e botuara në gazeta dhe revista të ndryshme në periudhën kohore 2002 – 2008, dr. Nail Draga i ka përmbledhur në librin e tij më të ri me titull “Kultura dhe shoqëria civile” që doli kohë më parë në edicionin botues të Shoqatës “Art Club”. Libri është i ndarë në katër pjesë: “Trashëgimia kulturore”, “Identiteti gjuhësor”, “Diskursi arsimor” dhe “Prezantime”. Në këtë libër, Draga prezanton probleme të ndryshme që kanë të bëjnë me kulturën e shqiptarëve në Mal të Zi dhe paraqet shqetësimin e tij lidhur me trashëgiminë kulturore të shqiptarëve, identitetin e rrezikuar kulturor e arsimor të shqiptarëve etj. Përveç që prezanton gjendjen reale të pozitës së kulturës dhe arsimit shqip në Mal të Zi, autori jep edhe ide për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në këto fusha. Ai sjell shembuj pozitivë duke krijuar paralelizma me vendet me demokraci të zhvilluar. Autori përmes të dhënave tregon se kultura e shqiptarëve në Mal të Zi anashkalohet sa i përket financimit nga institucionet shtetërore. Sipas tij, edhe pse Mali i Zi është shtet multikulturor, shqiptarët janë të diskriminuar në arsim dhe kulturë. Ai pohon se organizatat e shoqërisë civile kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kulturës së shqiptarëve në Mal të Zi. Edhe pse artikujt janë botuar më parë, libri përbën rëndësi të veçantë për të gjithë, por sidomos për ata që në të ardhmen do të merren me studimet që kanë të bëjnë me identitetin kulturor dhe arsimor të shqiptarëve në Malin e Zi. Dr. Nail Draga ka botuar më parë librat: “Shqiptarët në Mal të Zi“, “Albanci u Crnoj Gori”, “Gjurmë gjeografike”, “Komente dhe opinione”, “Shpalime gjeografike” dhe “Meditime për identitetin”.

i.k.
Koha Javore
YouTube Preview Image

2