Unioni Demokratik të Shqiptarëve: Urime Fiter Bajrami

September 8, 2010   | Lajmet / Vijesti

UNIONI  DEMOKRATIK I SHQIPTARËVE

DEMOKRATSKA UNIJA ALBANACA

THE DEMOCRATIC UNION OF ALBANIANS

Ulqin, më 08.09.2010.

Tel./fax.     030/ 412 757, 412 599

KUMTESË

URIME ME RASTIN E FITER BAJRAMIT

Me rastin e Fiter Bajramit, kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, z.Ferhat Dinosha, në emër të partisë dhe në emrin e tij personal i përgëzon  të gjithë besimtarët mysliman, duke iu uruar shëndet të mirë, gëzime familjare dhe lumturi në jetë.

Le të jetë festa e Fiter Bajramit freski që vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit, moment i vetëdijësimit tonë, kur ne do të dimë të respektojmë dinjitetin njerëzor, forcimin e besimit, pastrimit shpirtëror, faljes, mëshirës, përkushtimit, ngadhënjimit të solidaritetit dhe humanizmit.

Uroj që paqja, begatia dhe prosperiteti le të ndriçojnë të gjithë besimtarët, kudo që janë.

Shërbimi informativ i UDSH-së