Ulqini Arkeologjik – Kujtesa e shekujve

September 29, 2010   | Reportazh / Reportaža

Ulqini është një qytet arkeologjik i klasit të parë. Ai është një strukturë urbane iliro – shqiptare buzë Adriatikut, me një histori sinkretike qytetërimesh të mëdha. Këtu janë gërshetuar qytetërimet lëvizëse të grekërve të vjetër, romakëve, bizantinëve, venedikasve, osmanëve, sllavëve, duke mbijetuar Ulqini shqiptar sot dhe në të ardhmen. Këtu kulturat shpirtëzuese të mitologjive janë përzjerë dhe ndërthurur gati në mënyrë sureale. Mitet homerike të argonautëve, të kolkidëve dhe Medeas, të Artemisit dhe të Bindit, mitet e krishtërimit të hershëm, të katolicizmit europerëndimor italik, dalmatin, të ortodoksizmit bizantin dhe sllav, islamizmi kuranik, sektet mistike të dervishëve etj.

Ulqini meriton nje sage dashurie te perhershme, te pafundme. Por per shqiptaret e Ulqinit ende arkeologjia nuk eshte celesi per te hapur portat e mbyllura te kujteses. Shqiptaret jane te vonuar, por kjo nuk eshte fatale. Per shkak te lidhjes time shume te vecante me Ulqinin kam pare me syrin e arkeologut monumentet e tij. Ulqini eshte nje qytet arkeologjik i klasit te pare. Ai eshte nje strukture urbane iliro – shqiptare buze Adriatikut, me nje histori sinkretike qyteterimesh te medha. Ketu jane gershetuar qyteterimet levizese te grekerve te vjeter, romakeve, bizantineve, venedikasve, osmaneve, sllaveve, duke mbijetuar Ulqini shqiptar sot dhe ne te ardhmen. Ketu kulturat shpirtezuese te mitologjive jane perzjere dhe nderthurur gati ne menyre sureale. Mitet homerike te argonauteve, te kolkideve dhe Medeas, te Artemisit dhe te Bindit, mitet e krishterimit te hershem, te katolicizmit europerendimor italik, dalmatin, te ortodoksizmit bizantin dhe sllav, islamizmi kuranik, sektet mistike te dervisheve etj. Me poshte po flas per disa hulumtime te mia per monumentet arkeologjike te panjohura te Ulqinit.

1. Ne akropolin e keshtjelles prane sternes monumentale bizantine gjeta per here te pare nje kapitel te stilit jonik te shekullit IV p.e.s., qe deshmon per ekzistencen e dikurshme te nje tempulli pagan jonik, ndoshta kushtuar kultit te Artemisit, kult shume i fuqishem ne Durres, Apoloni gjate shekujve VI-III p.e.s. Ky kapitel me mermer te bardhe te importuar, ne baze te permasave dhe te modulit percakton qarte lartesine e kolones mbi te cilen ka qene dhe rikonstruktimin hipotetik te monumentit.

2. Duke e pare me vemendje profesionale altarin e Artemisit, te bashkesise (koinonit) te gurgdhendesve te Ulqinit, vura re se ne pjesen e siperme eshte saktesisht nje vrime me kllape plumbi, qe tregon se mbi te ka qene vendosur dikur statuja e Artemisit Elafovoles, kult ky i cuditshem, sepse e paraqet kete hyjneshe me brire dreri (nje rifigurim i njejte i hyjneshes se ketij kulti eshte zbuluar ne Apoloni).

3. Ne materialet arkeologjike te ekspozuara ne Kala, ku jane vene edhe objektet e kultures se hershme arberore te Shasit, eshte edhe nje fragment pelhure mendafshi me motive floreale, nje tekstil bizantin, deshmi unike deri me sot e nxjerre nga varret arberore te Shasit. Eshte zbulim sensacional.

4. Plastika paleokristiane e shekujve V – VI brenda territorit te keshtjelles, ende e pastudiuar dhe e pabotuar, flet per kulture ndertimore dhe artistike te krishterimit vendas te nivelit shume te larte, ku koncepti bizantin eshte i stilit dalmatik te lidhur qe heret me elemente te krishterimit perendimor. Relievet skulpturore te shekujve XII – XIV, po te monumenteve te kultit te krishtere te stilit pre-romanik, romanik, te gotikut te hershem si dhe te rilindjes dalmatinase flasin per nje faze te dyte, vijuese, qe lartesohet ne kulturen mesjetare shqiptare ne sintoni e simbioze me kulturen venedikase. Ulqini si qytet – keshtjelle shqiptaro – venedikase eshte kapitull kryesor me nivel shume te larte te mesjetes dhe rilindjes dalmatine.

5. Qeramika majolike e pikturuar bizantine dhe venedikase me figura zoomorfe dhe antropomorfe ne Ulqin perben nje koleksion te pasur (shekujt XII – XV) e denje per nje album cilesor te historise se artit miniaturist dhe utilitar te perditshmerise se jetes njerezore.

Dr. Moikom Zeqo
Koha Javore
YouTube Preview Image