Genta Ismajli asht duke rrëfyer ndarjes me Milotin

October 7, 2010   | Lajmet / Vijesti

Për herë të parë këngëtarja rrëfen të vërtetën e ndarjes me ish të fejuarin, me të cilin bashkëjetoi për 6 vjet, por për momentin, në jetën e saj nuk ka asnjë mashkull…

Sa herë që takohemi me Genta Ismajlin, planifikojmë që biseda të përfundojë për gjysmë ore. Por, kur fillojmë, koha ikën aq shpejt sa harrojmë orën. Genta gjithmonë është e thjeshtë dhe e sinqertë. Për herë të parë këngëtarja pranon të rrëfejë të vërtetën e ndarjes me ish-të fejuarin e saj, Milotin, me të cilin bashkëjetoi prej gjashtë vitesh, por duket se për momentin, në jetën e saj nuk ka asnjë mashkull. Madje, ajo mjaftohet duke thënë se nuk po del me asnjë djalë, por rri gjatë gjithë kohës me tezen e saj…! Nga Amerika u ktheva perfundimisht, jam duke ndërtuar shtëpi në lagjen “Marigona”.

Ndryshe nga herët e tjera, kur keni qenë e pranishme në media, kohët e fundit më pak. Pse?

Kam qenë e pranishme në koncerte, por arsyeja pse jo si me parë, është sepse u shpërngula në Tiranë për gjashtë muaj.

Ju thoni se ka njerëz që bëjnë presion që këngët tuaja të mos transmetohen, cilët janë ata?

As që dua t’ia di. Jam e bindur se e meritoj të jem më shumë e pranishme në media, këtë kërkon edhe publiku, pasi çdo ditë marr qindra mesazhe nga adhuruesit.

A mendoni se ndarja me Milotin e ka dëmtuar promovimin tuaj në publik?

Absolutisht. Kjo nuk ka të bëjë me Milotin. Jeta ime private nuk përzihet me atë profesionale. Ajo është e kaluar dhe nuk kam dëshirë të flas për Milotin.

E dimë që nuk ju pëlqen të flisni për të kaluarën, por lexuesit duan të vërtetën…

Që nga fillimi kam qenë shumë e hapur me publikun për gjithçka ka ndodhur në jetën time. Ka një vit që jam ndarë me Milotin.

Cili ishte shkaku?

Thjesht kishim mendime të kundërta, nuk gjetëm mirëkuptim dhe menduam se më e mira ishte ndarja.

U ndatë me grindje apo në heshtje?

Shumë miqësisht.

Flitet se ndarja ka ardhur për shkak të një tradhtie të Milotit me një modele, të tjerë thonë se e keni tradhtuar ju. Ka pasur vërtet tradhti në këtë ndarje?

Ndarja ka ndodhur për shkaqe të tjera dhe jo për tradhti. Nuk kam fakte që Miloti më ka tradhtuar.

Cila ishte fjala e fundit që i keni thënë njëri-tjetrit?

Ka qenë një përshëndetje normale, siç mund të përshëndeten dy persona të zakonshëm.

A ju ka rastisur të takoheni?

Po, jemi takuar disa herë rastësisht. Jemi përshëndetur dhe asgjë më shumë.

Keni pasur ndonjëherë telefonata apo mesazhe prej tij?

Asnjëherë.

Pas ndarjes, çfarë fjalësh keni dëgjuar që ka thënë Miloti për ju?

Vetëm fjalë të mira. Nuk besoj se do të thotë ndonjëherë fjalë të këqija për mua.

Keni bërë më shumë emër ju në krah të Milotit apo ai në krahun tuaj?

Kemi qenë bashkë në çdo kohë dhe e kemi ndihmuar njëri-tjetrin, prandaj nuk më pëlqen të bëj krahasime të tilla.

Ju edhe keni bashkëjetuar. Si kanë qenë gjashte vite bashkëjetese?

Natyrisht, kemi kujtime të bukura, por kur raportet tona filluan të merrnin kahe të kundërta, erdhi ndarja.

A keni ruajtur ndonjë dhuratë apo ndonjë sms nga Miloti?

Jo, nuk kam asgjë.

Tani ku dhe me kë po jetoni?

Me tezen time, por muajt e fundit është kthyer nëna ime nga Amerika dhe po banojmë përkohësisht me qira në Prishtinë. Jemi duke ndërtuar shtëpi në lagjen “Marigona”.

Jeni akuzuar për këngë të vjedhura, është e vërtetë apo vetëm xhelozi?

Këngët e huazuara kanë ndodhur dhe ndodhin kudo në Ballkan. Jam tip që shoqërohem me njerëz, e dua jetën dhe nuk kam xhelozi për askënd.

Keni jetuar në Amerikë. Kush ju shtyu të ktheheshit në Kosovë?

Ishte nëna ime që gjithmonë më ka thënë të vija në Kosovë për të filluar karrierën, por ashtu edhe miqtë e mi. Isha shumë e re dhe kisha frikë. Erdha pas 7 vitesh në Kosovë për të qëndruar përkohësisht, por publiku më bëri të rri këtu.

Sa ishte pagesa e parë që morët?

Ka qenë e njëjta pagesë që marr edhe tani.

A jeni artistja më e paguar dhe sa është çmimi?

Çmimin nuk besoj se e tregon askush, ndërsa nuk e di a jam apo jo më e paguara, sepse nuk ua di çmimin këngëtarëve të tjerë.

A ka pasur raste kur nuk ju kanë paguar?

Në fillim ka pasur raste, por vitet e fundit nuk më ka ndodhur.

Thuhet se keni filluar një “luftë” me një artist, sa është e vërtetë?

Nuk jam në luftë me askënd. Por a është dikush më mua? Këtë nuk e di, sepse askush e ka deklaruar.

Këngën “Game over” flitet se ia keni kushtuar Dafina Zeqirit. Komenti juaj?

Nuk është e vërtetë. Kohët e fundit kam dëgjuar këngë, si “Unë jam nr. 1”. Si mund të jetë më i miri apo më e mira një artist me një këngë? Publiku është ai që vendos kush është numër 1.

Cili është raporti juaj me Dafina Zeqirin?

Jo vetëm me Dafinën, por edhe me kolegët e tjerë kam raporte të mira.

Ka kaluar një vit që jeni ndarë nga Miloti. A jeni “singëll”?

Njëzet e katër orë rri me tezet e mia, nuk kam as ku më dal, as me kë të dal.

A ju ka ftuar ndonjë person i thjeshtë, publik apo politikan për t’u njohur?

Jo. Nuk mund të mendoj të më thërrasë dikush në telefon për njohje.

Duket se nuk ju intereson politika?

I respektoj politikanët, por nuk më intereson asgjë më shumë për të.

Keni publikuar 4 albume. A keni menduar ndonjëherë një koncert tëndin?

E kam ëndërr një koncert dhe shumë shpejt do ta bëj. Kam dashur para 3 vitesh, por nuk ishin të gatshëm bashkëpunëtorët e mi.

Cilën pjesë të trupit do të donit ta ndryshonit?

Hëm, gishtat e këmbës.

Këngët tuaja shiten edhe në “iTunes” në internet. Si po ecën shitja?

Kënga “Planet me” është blerë 63 herë dhe së shpejti do të nxjerr në shitje këngët shqip.

Keni premtuar një këngë me këngëtarin turk Cakim, kur do ta realizoni?

Cakim është në Zvicër dhe sapo të kthehet në Turqi, do të udhëtoj atje për të realizuar një këngë.

Cilat janë projektet tuaja për këtë vjeshtë?

Jam duke përgatitur disa këngë të reja. Njëra është për femrat shqiptare dhe titullohet “Numër 1”.

Mbeti diçka pa u thënë?

Mendoj se folëm shumë…!
YouTube Preview Image

1