Pirro pyet Inven: “Sa e shite zemren?”

October 7, 2010   | Lajmet / Vijesti

Prej mëse dy javësh ka filluar prezantimi i këngëve pjesëmarrëse në festivalin “Kënga Magjike”. Të dielën që lamë pas u lançua dueti i këngëtares Juliana Pasha me Luiz Ejllin, djaloshin e talentuar nga Shkodra. Kënga ka rezultuar shumë e preferuar dhe kjo gjë provohet më së miri nga klikimet dhe komentet e fansave në internet. “Sa e shite zemrën” titullohet kënga në fjalë, tekstin e së cilës e ka shkruar artisti Pirro Çako. Fjalët e këngës në fakt sjellin edhe këtë herë, gjendjen emocionale të kantautorit Çako. Duke u nisur nga teksti i këngës, thuhet se bëhet fjalë për një tjetër dedikim që Pirro i ka bërë Invës: “Arratisja jote më befasoi/ koha ty sekretin do ta zbulojë./ Sa e shite zemrën, unë s’e di”, janë vetëm disa nga vargjet e këngës, të cilat duket se shkojnë më së miri me historinë e dashurisë të tyre. Më shumë se sa një pyetje universale, (sa e shite zemrën?) na krijon idenë e një pyetjeje që këngëtari i drejton ish-gruas së tij, sopranos së njohur Inva Mula, e cila e ka shfaqur hapur tashmë lidhjen e saj me multimilionerin Et’hem Ramadani. Ndonëse po ta mendojmë mirë Invës edhe të ardhurat e saj si soprano e parë në operën e Parisit, i dalin dhe i teprojnë, kështu që s’kishte pse ta shiste zemrën…
Po përse ta këtë bërë Pirro këtë pyetje vallë, mos ndoshta ai po ndjehet xheloz?!

Bluetooth
YouTube Preview Image