Rezarta Shkurta dhe Flori, sherr ne lokal

October 7, 2010   | Lajmet / Vijesti

Ka ndodhur ditën e mërkurë pasdite, në një prej lokaleve më të frekuentuara të zonës së ish-Bllokut, sherri midis këngëtares Rezarta Shkurta dhe kompozitorit Florian Mumajesi. Të dy personazhet kanë qenë në lokal me grupe të ndryshëm miqsh. Flori ka qenë së bashku me Getoarin, me të cilin ka një miqësi të vjetër. Por edhe Rezarta ka mjaft miqësi me Getoarin dhe nga të pranishmit aty, mendohet se pikërisht kjo ka qenë edhe arsyeja përse ka nisur debati. Rezi, e cila ka përshëndetur Getoarin me mjaft përzemërsi, nuk ka bërë të njëjtën gjë edhe me Florin. Në fakt, midis të dyve dihet tashmë që ka një marrëdhënie të tensionuar prej shumë kohësh, që në periudhën kur Rezarta ishte pjesë e produksioneve të Florit, së bashku me Orinda Hutën, Elvana Gjatën dhe Julkën. Por, ajo duke mos qenë e kënaqur me kushtet e punës të vendosura nga Flori, vendosi të tërhiqej, gjë që Florit nuk i pëlqeu. Pikërisht këtu e ka zanafillën gjithë hatërmbetja midis të dyve, e cila u duk qartë edhe të mërkurën në mbrëmje. Si Flori dhe Rezarta, fillimisht kanë hedhur kunja të shumta me njëri-tjetrin, kunja të cilat kanë shkuar deri në sharje dhe ofendime. Madje, në një moment duket se Rezarta është bërë gati edhe t’i gjuajë Florit, por kanë qenë të pranishmit rreth e rrotull që e kanë ndaluar. Për Rezartën, kjo nuk është hera e parë që bëhet protagoniste e sherreve të tilla në publik. Vetëm pak kohë më parë, gjatë pjesëmarrjes në reality shoë-n “Shtëpia VIP”, ajo pati dy debate të ashpra me këngëtaret Rozana Radin dhe Big Mama-n. Nuk e dimë nëse kjo është thjesht një rastësi, apo ka të bëjë me natyrën disi të vështirë të Rezit, po duket se ku gjendet Rezarta Shkurta, do të ketë gjithmonë sherr!

Bluetooth
YouTube Preview Image