Mungesa e meritokracisë

October 11, 2010   | Opinione

Pozita e medias dhe politikes shume here per te mos thene gjithehere ka qene ne hasmeri te vazhdueshme, duke krijuar paralelizem madje te pakuptimte. Kjo megjithate eshte plotesisht e kuptueshme ngase po te ndodhte ndryshe do te dhunohej ligji i fizikes aksion-reaksion. Mendojme qe mediat gabojne kur deshirojne te formojne opinione per politikane. Praktika ka deshmuar qe politikanet e njemendte nuk shqetesohen per opinionet e mases sepse ata vete jane kuader te formojne opinione. Ndryshe mund te thuhet qe gazetaret, ose ata qe veten e shpallen gazetare zor se munden qe politikes t’i diktojne rrugen kur nuk kane „as kercik“, „as temel“ qe ta bejne kete. Duket qe koha nuk ka levizur per gazetaret, per parimet qe duhet te kene nga ajo e Rilindjes, kur njeri nga rilindasit shprehej: Per me shkru zotri n’gazeta / duhet shktusi te jete ne rradh te pare / njeri i ndershem atedhetar / pastaj duhet te kete dije / edhe kjen mos t’kete afije. Ky eshte nje problem paresor qe lidhet me ceshtjen e maritrokracise ne shtyp, por qe ky segment si duket ka prekur cdo pore te jetes ne shoqerine tone. Para komune ne nje bilbord te vene ne prag te zgjedhjeve eshte e shkruar me nje gjuhe popullore, dialektore e letrare njekohesisht nje sllogan me siguri i Forces se Re Demokratike ku shkruhet : „Ketij ja kena pa te gjithe sherrin …“Cudit fakti i permbajtjes po edhe formes se slloganit dhe njeriu pyet: Si eshte e mundur qe nje parti serioze e cila pretendon te mburret me ekip profesionistesh t’-i lejoje vetes nje bastardhim te gjuhes shqipe (ky nuk eshte i vetmi leshim…). Andaj duke ndjekur logjiken e perseritjes se vazhdueshme te leshimeve ne vende publike qe ben subjekti themi se edhe ketyre nje lloj si tjereve mungesa e guximit intelektual u nxite mungesen e perkushtimit profesional.Kurse mungesa e perkushtimit profesional krijon hapesire qe per ne krye te vendit te turren ata qe me se paku e meritojne kete. Sot, nje gje, mbase eshte e qarte,coptimi i trupit zgjedhor,terhoqi pas vetes edhe coptimin e inteligjencise vendase.Per njeriun normal, ne situaten e krijuar,ne Ulqin,logjika e tij e shendoshe do te ishte keshtu: Shtimi i partive politike nuk nenkupton edhe shtim te kuadrit udheheqes profesionalist. Kjo pershtypje te linde kur analizon ne aspektin gjuhesor reklamen perkatese… mirepo shqetesimi per mungese te meritokracise shtohet kur njeriu fillon te kuptoje qe edhe reklamat zgjedhore te publikuara ta zeme ne faqen e pasme te Kohes javore,ose edhe ne Tv Teute le per te deshiruar.Bashkeqytetaret tane qe „te pushtojne me reklama“,per nga pergatitja shkollore,per cudi jane me shkolle te mesme,ose pa asnje dite pervoje pune ne administrate,e nese kane diploma fakulteti gjate kohes nuk u dalluan per kualifikim, por me teper si tregtare te imte. E gjithe kjo krijon neveri dhe tallje te njeriu i informuar.Mirepo nuk eshte shqetesimi esencial qe po permendim shtytesi kryesor i veshtrimit.

Privatizimi me pasoja negative për ekonominë e Ulqinit

Fundi i viteve 90 –te per strukturen e pushtetit te atehershem lokal qe kryesohej nga LD ne Mz deshmon qe privatizimi as qe duhej te ndodhte dhe ai sipas tyre duhej te behej mbi bazat e Kushtetutes se vitit 1974. Qe atehere shihej nje moskoordinim i veprimeve ndermjet pushtetit lokal dhe nje krahu politik te biznesit, te cilet u distancuan nga politika e pushtetit lokal dhe filluan te ecnin ne binare paralele,duke e pranuar formen e ofruar te privatizimit nga qeveria dhe bashkepunonin me qeveri ne menyre paralele. Ky grup i fundit qe pranoi privatizimin per politiken e pushtetit vendor, do te thoshte plackitje te pasurise se Ulqinit permes dores se me te fortit. Ja se si shprehet ish kryetari i Kuvendit te Komunes se Ulqinit Zoteri Xhavdet Cakuli, idhtar i privatizimit, kur per Kohen Javore thote:” sipas tij,gabimet e para u bene qe ne fillim te viteve 90-te me rastin e transformimit te ish OPB-se ne ndermarrjen ekonomike. Ne kete rast komuna nuk siguroi pjesemarrje ne aksionet e ndermarrjeve te transformuara,dhe me kete e humbi mundesine qe te behet bashkepronare e shoqerive ekonomike te porsaformuara”. Duke ndjekur logjiken: shkak-pasoje mund te themi se faji per shkaterrimin total te ekonomise se Ulqinit,mendojme para se gjithash ne ndermarrjet e transformuara ish komuniste duhet ta pranojne bashkerisht, ish krahu i politikes i identifikuar si LD ne Mz ,por edhe Forca e Re Demokratike si trashegimtare e kesaj pasurie. Lidhja,per ate qe u mundua te stopoje procesin e privatizimit, kurse Forca-biznesmenet e rinj per lajthitjen qe i bene vetes duke lejuar qe ta humbin davane me njerezit e qeverise qe privatizuan gjerat me me vlere te zones bregdetare te Ulqinit,si, p.sh. hotelin “Galeb” dhe mbeti qe ata te kenaqen me privatizim te parendesishem te pjeses kontinentale. Andaj edhe pergjegjesia per rrezimin e hotelit duhet te jete e perbashket. Te dy opsionet rreth ceshtjes se privatizimit sot jane te mbyllura andaj edhe kriza ne Ulqin eshte e pashmangshme.

Ndarja e madhe ideologjike e subjekteve politike

Kuptohet qe eshte e drejte qytetare qe njeriu te ankohet per krizen ekonomike e cila pllakosi qytetin,mirepo do te ishte e udhes qe biznesmenet e rinj te pakten t’u kishin treguar qytetareve, per kohen, se si erdhen te milioni i pare i fitimit ne kohen e privatizimit masovik. Mendojme qe sot do te kishin te drejte kritike sikur ta kishin udhezuar popullin me nje propagande sic po bejne aktualisht me demonstrim masovik te projekteve te Shoqates bujqesore Pro Agro rreth shitje se shalqirit, para se ta lenin ate rrugeve ?! Ndarja e madhe ideologjike ne mes te partive nis nga koha e viteve 90-te kur filloi privatizimi i kapitalit shoqeror,si kompleksi i Agro Ulqinit,Otrancomercit,13 Korrikut, Ultepit, Primorjesa,e keshtu me radhe. E kaluara mund te harrohet mirepo aktoret e politikes dhe biznesit jane fajtore per moskoordinim te veprimeve ne privatizim i cili beri qe ne Komune te Ulqinit te humbin mijera vende pune…

Çudirat e Ulqinit në funksionim të biznesit dhe pushtetit

Thuhet qe idete nuk bejne zgjedhjen e problemit, andaj edhe mendimi i ri (ideja e re) nuk ben te hidhet pa shpjeguar paraprakisht idene ekzistuese. Kur ndodh kjo atehere mendimi i ri mund te paraqitet i instrumentalizuar? Ky veprim si duket ndodh edhe sot kur politika qan ekonomine,kurse ekonomia deshtimet e politikes. Duke mos perseritur rrefimin e lartpermendur deshtimet ne privatizim jane prezente edhe sot. Kjo ben qe ne Ulqin politika dhe ekonomia te jene ne hasmeri,ndersa ne cdo qytet te vendit ne republike biznesi eshte i lidhur me politiken e qytetit… Ai si ndihmese merr nga te hollat e buxheti infuzion per punet qe i besohen ne menyre te ligjshme permes tendereve. Ne menyre figurative krijohet pershtypja qe ne cdo qytet pushteti e ka biznesin,femije te mbare dhe te degjueshem dhe te vyeshem,kurse ketu tek ne duket qe politikes vendore i lindi nje femije jo legjitim te cilit i pengon prindi(pushteti) dhe ai shprehet si me larte: “ Qe ketij ja kane pa te gjithe sherrin…”. “Basi (beresi) kujtuesi” thote nje fjale popullore ,dhe sipas kesaj logjike keto qe kujtohen per sherr shikuar nga prizmi yne do te themi qe “Ketyre ju kemi pare te gjithe sherrin “! Kujdes sipas te drejtes zakonore shqiptare femijes jo legjitim ( kopilit) nuk i njihet e drejta e pronesise, e kjo mund te ndodhe edhe ne raportin pushtet-biznes.

(autori është zëdhënës i PPD-së)
Muhamet Nika
Koha Javore

2