Legalizimi – rrugë drejt zhvillimit dhe integrimit

October 12, 2010   | Shoqëria / Društvo

Plani hapësinor shikuar nga Nazif Cungu

Para pak ditesh, ministri Gvozdenoviq ne nje deklarate te tij foli per legalizimin e ndertesave pa leje. Ky ishte padyshim nje lajm i gezueshem sidomos per ne te Forces se Re Demokratike sepse ceshtja e legalizimit te ndertimeve pa leje ka qene pjese perberese e programit tone qe ne momentin e krijimit te kesaj partie. Disa vite me pare u botua nga Hernando De Soto nje liber i titulluar “Misteri i kapitalit : pse kapitalizmi triumfon ne perendim dhe deshton kudo tjeter”. Ky liber u shnderrua shume shpejte ne nje bestseller dhe mund te konsiderohet pa frike si nje nga librat me te rendesishem ekonomik bashkekohor. De Soto me anen e ketij libri zbuloi se arsyeja kryesore qe conte ne deshtimin e kapitalizmit ne vendet ne zhvillim ishte fakti qe keto vende ishin perpjekur te modernizoheshin pa ndertuar nje sistem modern e te konsoliduar te te drejtes se prones. Prandaj sipas tij shumica e popullsise qe jeton ne vendet e varfra nuk mund te perdori ligjin kombetar per te mbrojtur pronen e tyre, dhe i duhet qe te mbajne asetet e tyre dhe te operojne bizneset e tyre jashte legalitetit. Edhe sikur te varfrit qe kane pronesi joligjore te donin te legalizonin banesat e tyre, procedura do te zgjaste tmerresisht gjate. Ne Filipine duheshin 168 hapa dhe 13 deri ne 15 vite. Ne Haiti 111 hapa dhe mbi 11 vite. Ndersa ne Egjipt 77 hapa dhe rreth 10 vite. Nderkohe legalizimi i prones informale ne Shqiperi eshte pothuaj i pamundur. Nga studimet qe ai dhe ekipi i tij ka bere ne Egjipt, doli se 92% e banoreve te qyteteve egjiptiane banojne ne ndertesa qe jane ilegale, dhe ka perllogaritur se e gjithe kjo pasuri vertitet tek rreth 250 miliarde dollare, gje qe eshte shume me teper se te gjitha ndihmat ekonomike apo kredite qe ka marre Egjipti ne gjithe koherat nga vendet e pasura. Prandaj me anen e ketij libri De Soto nxjerr si keshillen kryesore per vendet ne zhvillim qe te legalizohen. Sepse sapo nje aset te njihet nga ligji nga nje regjister ligjor standard pronesie, ky aset, qofte biznes apo shtepi, mund te perdoret si kolateral per kredi duke bere te mundur qe te kapitalizohet ne investime.
Gjithashtu mund te perdoret si garanci per kontrata duke bere te mundur qe prona te mos jete me e varrosur por te hidhet ne qarkullim. Nese ajo zoterohet ligjerisht atehere ajo mund t’u shitet investitoreve kudo ne tregun global duke u shnderruar ne kapital likuid. Kapitali eshte nje forme marredhenieje dhe kur behet fjale per arin, nuk kane rendesi vetite e ketij metali por rendesi kane marredheniet qe thurrin njerezit me kete metal.
Sot ky problem eshte jashtezakonisht evident ne Komunen e Ulqinit ku ne ndertimet pa leje gjenden te varrosura qindra milione euro kapital. Mijera pronare te ndertesave pa leje nuk kane mundesi te marrin kredi bankare duke lene si kolateral shtepine. Ata gjithashtu nuk mund ta lene kete shtepi si garanci per kontrata apo ta shesin pasi nuk zoterojne dokumentet ligjor te pronesise. Kjo do te thote qe ne Komunen e Ulqinit gjendet nje pasuri e madhe e patundshmerie qe nuk njihet ligjerisht por qe po te formalizohej do te siguronte te ardhura te konsiderueshme per Buxhetin e komunes dhe do te sherbente si nje impuls i madh per ekonomine tone. Pronaret e ketyre ndertesave shpesh jane detyruar qe t’i ndertojne keto shtepi mbi token e tyre edhe pa marre leje pasi Komuna ka qene joefikase ne administrimin e kerkesave te shtuara dhe nevojave zhvillimore. Si pasoje e mungeses se vullnetit dhe aftesive te pushtetareve te deritanishem Komunes i kane munguar Plani hapesinor, planet gjenerale dhe planet detaje urbanistike te cilat do mund ta zhvillonin ne menyre te organizuar ndertimtarine. Pra njesoj sikurse pershkruhet nga De Soto ne librin e tij. Pushteti e ka keqperdorur kete situate pasi i mban peng ose i kushtezon per qellime politike pronaret e ndertesave pa leje e kete situata e prandaj ketij problemi i duhet vene fund sa me shpejt. Mirepo i duhet kujtuar qeverise qendrore, qe procesi i legalizimit nuk duhet perdorur vetem si retorike zgjedhore por duhet marre seriozisht sepse do te kete nje impakt te madh cilesor ne ekonomine e vendit. Gjithashtu duhet vene ne dukje se legalizimi i objekteve te ndertuara pa leje eshte ne perputhje me Deklaraten e Vjenes per ndertime pa leje. Edhe Republika e Malit te Zi eshte nenshkruese e ketij dokumenti te se drejtes nderkombetare qe ka per qellim legalizimin dhe regullimin e zonave te ndertuara pa dokumentacione perkatese. Principet themelore te deklarates se Vjenes jane: barazia e te gjithe qytetareve per te pasur standard te njejte jetesor dhe e drejta per te shfrytezuar te drejtat e barabarta si dhe obligimiet ligjore, . rregullimi i qendrueshem i hapesires me te cilen kerkohet qe vendbanimet joformale,pra pa leje,te integrohen ne suaza sociale,ekonomike,hapesinore dhe suaza ligjore posacarisht ne nivel lokal. Kjo do te thote qe ceshtja e legalizimit nuk eshte vetem nje nevoje sociale dhe dobi ekonomike por tanime eshte shnderruar edhe ne nje detyrim ligjor per shtetin e Malit te Zi. Ky process legalizimi eshte bere tashme ne nje faktor vendimtar ne pergatitjet per tu anetaresuar ne Bashkimin Evropian.

(autori është kryetar i Forcës së Re Demokratike)
Nazif Cungu
YouTube Preview Image